Arkiva e lajmeve
                   

MILENËS DHE VERICËS NGA SHTËPIA E SHËNDETIT NË BUJANOC MIRËNJOHJE ME RASTIN E DITËS SË INFERMIERËVE

18. maj 2022.

Preshevë - Bujanoc - Beograd - Milena Nikoliq nga Bujanoci dhe Verica Jankoviq nga Vraja, infermiere të Shtëpisë Shëndetit në Bujanoc, janë fituesit e distinktivit të argjendtë të ndarë për profesionalizmin e tyre nga Shoqata e Punëtorëve Shëndetësorë të Rrethit të Pçinjës, me rastin e Dita e Infermierëve.

Milena dhe Verica thonë se janë krenare për punën e tyre të deritanishme dhe mirënjohjen që kanë marrë, sidomos për shkak se janë nominuar për këtë çmim nga kolegët e tyre.

“Kjo mirënjohje është një çmim për përkushtim në drejtim të trajnimit, por edhe profesionalizmit në punë. Mjekësia është vazhdimisht në avancim dhe me edukimin ne mundohemi që këto njohuri të reja t'i zbatojmë në praktikë në mënyrë që përdoruesit e shërbimeve tona të jenë të kënaqur. Kohët po ndryshojnë, një mënyrë e re trajtimi në shëndetësi po prezantohet dhe besoj se të gjithë infermierët duhet të jenë edukuar në vazhdimësi”, tha Milena, infermiere në Repartin e Kujdesit në Shtëpi.

Verica Jankoviq është infermiere me 35 vite përvojë pune në shërbimin e patronazhit. Ajo është veçanërisht e lumtur që kolegët e saj e nominuan për çmimin.

“Puna në terren dhe preventiva, sado e lehtë të duket, nuk është. Puna në Shtëpinë e Shëndetit është më së paku e vlerësuar, sepse ne punojmë me njerëz të shëndetshëm, por sipas meje, kjo është pjesa që duhet shtyrë dhe vlerësuar pak më shumë”, thotë Verica.

Shkrimi i punimeve profesionale, prezantimi në kongrese dhe seminare dhe aplikimi i njohurive të marra në punën me pacientët, janë vetëm disa nga arritjet që këto dy infermiere kualifikuan për çmimin Distinktivit të Argjendtë.

 “Më pëlqen të bëj punën time, duke punuar me gratë për shëndetin riprodhues, duke u marrë me preventivë, duke u vënë në dukje grave nevojën për ekzaminime të rregullta, rëndësinë e mamografisë dhe ekzaminimeve gjinekologjike, kështu që ky distinktiv i argjendtë është vula e punës dhe angazhimit tim në fushë”, shton Verica.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve sivjet është mbajtur në Preshevë, në Ditën e Infermierëve, e cila shënohet më 12 maj, ndërsa vitin e ardhshëm nikoqir do të jetë Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc.

Distinktivin e argjendtë përveç Bujanocit e kanë ndarë edhe punëtorët mjekësorë në Vranjë, Preshevë, Trgovisht dhe Bosilegrad.

Burimi: Bujanovaçke, Trupi Koordinues