Arkiva e lajmeve
                   

MILAZIMI USHQIMIN E JEP ME ZEMËR

29. dhjetor 2016.

Bujanoc, Vrajë – Para dy viteve bukëpjekësi i ri Milazim Gegulaj nga Bujanoci, vendosi që të hap furrë në Vrajë dhe kështu që zgjëroj biznesin familjar nga Bujanoci, ku për këtë furrë kujdeset vllau i vet. Njëri ndër shqiptarët e rrallë i cili kryen punën e vet në Vrajë. Është humanist dhe rrallë flet për atë se si çdo ditë i ndihmonë fëmijëve të sëmurë.

Është baba i tre fëmijëve dhe nuk mendon të bëjë gjëra të mëdha, por që është nevoja t`i ndihmojmë të tjerëve. Kur para dy viteve ka filluar biznesin e tij, në dyert e tij kanë trokitur njerëzit nga Shoqata për ndihmë për personat me zhvillim të pamjaftueshëm mendor dhe kanë pyetur se a mund të dhuroj nga një shuajtje për fëmijë.

„Prej atëherë çdo mëngjes përgadis mëngjes për ata. Ndonjëherë byrek, ndonjëherë diçka tjetër nga kiflet të cikat i kam në ofertë. Mendoj se kjo është gjëja më e vogël çka mund të bëj dhe se duhet të ndihmohemi”, tha Gegulaj.

Për humanitetin e tij, si dhe për humanitetin e gruas së tij e cila i ndihmon në furrë, dëshmon urimi i punuar nga dora për vitin e ri nga kjo shoqatë, urim që i ka zbukuruar pamjen e furrës së tij. 

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues