Arkiva e lajmeve
                   

MIHAJLOVIQ: SA MË PARË TË VENDOSET SOS TELEFONI NACIONAL

27. korrik 2017.

Bujanoc – Nënkryetarja e qeverisë dhe kryetarja e Trupit Koordinues për Barazi Gjinore, Zoran Mihajloviq, ka deklaruar se për qëllim të parandalimit të dhunës ndaj grave, sa më parë duhet të vendoset SOS telefoni nacional dhe butonat për panic në qendrat për punë sociale.

Siç ka theksuar, dhuna ndaj grave është problem shoqëror dhe të gjithë sëbashku duhet që të tentojmë me këtë të përballemi, përshkak se është e nevojshëm aksioni i gjërë shoqëror.

Ajo tha se zgjidhja e këtij problem duhet të vendoset në nivelin e vetqeverisjeve lokale.

„Është sjellur ligji i cili zbatohet dhe denimet janë të larta, por duhet kjo të vendoset në nivel më të ulët, përkatësisht në nivelin e vetqeverisjeve lokale. Duhet sa më parë të vendoset SOS telefoni nacional dhe butoni për panik”, tha Mihajloviq.

Ajo ka rikujtuar se Qeveria para se më shumë se dy vite ka themeluar Trupin Koordinues për Barazi Gjinore në propozim të kryeministrit të atëhershëm Aleksandar Vuçiq. 

Gjithashtu ajo tha se janë të nevojshme masat konkrete, siç është koordinimi më i mirë me sektorin civil.

„Është i nevojshëm aksioni i gjërë shoqëror dhe mednim i secilit nga ne se çka mund të bëjmë para se të paraqitet problem dhe kështu Trupi Koordinues për Barazi Gjinore do të punojë”.

Burimi: Dnevnik dhe Trupi Koordinues