Arkiva e lajmeve
                   

MËSOHET ÇFARË PËMBANË PAKOJA PËR MË TË RREZIKUARIT

31. mars 2020.

Bujanoc-Një procedurë e përshpejtuar e prokurimit publik është duke u zhvilluar për pakot me produktet themelore të ushqimit dhe higjienës të destinuara për qytetarët më të prekur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, për të cilat Komuna e Bujanocit ka ndarë nga buxheti 500.000 dinarë.

Siç meson Bujanovaçke nga Bratisllav Lazareviq, sekretar i Kryqit të Kuq Bujanoc, kjo është lista e produkteve që do të përmbajë 125 pakot, secila me vlerë 4.000 dinarë:

5 kg miell

1 kg fasule

1 kg oriz

1 kg kripë

1 kg sheqer

2 makarona

3 litra vaj

3 sapunë

1/2 litra shampon flokësh

1 sapun rrobash

3 kg deterxhent

Rreth 120 vullnetarë janë regjistruar për të shpërndarë pakot, duke nënshkruar një marrëveshje për të bërë vullnetarisht punën.

Të gjitha produktet nga pakoja pasi të jetë kryer procedura e prokurimit publik duhet të arrijnë në një nga marketet lokal , ku do të paketohen dhe shpërndahen.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues