Arkiva e lajmeve
                   

MENTORIM PËR MENAXHIM MË TË MIRË TË NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME DHE SIPËRMARRËSVE

10. prill 2014.

Agjensioni Nacional për Zhvillim Rajonal i ftonë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit që të paraqiten për përkrahjen falas në formën e mentorimit, që nënkupton mbështetjen e plotë të ndërmarrjeve të cilat gjenden në fazën kyçe të zhvillimit, me qëllim të tejkalimit të gjendjes aktuale. Evaluimi i përdoruesëve të mentorimit në vitet e mëparshme ka treguar se përdoruesit e MSPP, duke iu faliminderuar këtij shërbimi kanë arritur që të rrisin për 10%  shitjen, profitit dhe numrin e të punësuarve.

Të drejtë për paraqitje kanë ndërmarrjet të cilat merren me prodhim ose me dhënien e shërbimeve, të cilat janë me shumicë në pronësi private vendore dhe të cilat kanë paguar obligimet e taksave dhe kontributeteve. Në konkursin e shpallur mund të paraqiten edhe sipërmarrësit të cilët veprojnë më pak se një vit. Afati për paraqitje është 06.05.2014.

Në bazë të paraqitjes, do të jenë të zgjedhur 100 sipërmarrës dhe ndërmarrje, të cilëve do ti ofrohet shërbimi falas i mentorimit në kohëzgjatje prej 50 orëve, deri në fund të nëntorit të vitit 2014.

Të gjithë të interesuarit për informacione shtesë nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës mund të i drejtohen Agjensionit Nacional për Zhvillim Rajonal (tel: 011/20-60-815 ose e-mail: milan.vujovic@narr.gov.rs), si dhe në agjensionet rajonale në Leskoc (Qendra për Zhvillim të rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës-Leskoc, Pana Gjukiq 42; tel: 016/315-0115; 315-0119; www.centarzarazvoj.org) dhe në Vranjë (Agjensioni Rajonal për Zhvillim Ekonomik dhe sipërmarrësve të rrethit të Pçinjës “VEEDA”- Vranjë, 22 decembra bb; tel: 017/412-207; 405-641; www.veeda.rs).

Agjensioni Nacional për Zhvillim Rajonal ka standardizuar shërbimin e mentorimit për ndërmarrjet në kuadër të projektit „Institucionalizimit të mentorimit si shërbim për MSPP“, financuar nga Qeveria e Japonisë përmes Agjensionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Përmisimi i mëtutjeshëm i shërbimit vazhdohet përmes projektit të ri trevjeçar „Krijimi dhe promovimi i shërbimeve të mentorimit për MSPP në vendet e Ballkanit Perendimor – Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi“, e cila si komponentë e dytë është përkrahja e prezantimit të sistemit të shërbimit të standardizuar të mentorimit në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi duke u bazuar në modelin në Serbi.

Ftesa publike dhe formulari gjenden në këtë link:

http://narr.gov.rs/index.php/Info/Konkursi/Javni-poziv-Mentoring-za-100-novoosnovanih-i-postojecih-MSPP

Burimi: Trupi Koooridnues