Arkiva e lajmeve
                   

MENTORIM PËR 100 SIPËRMARRJE TË REJA DHE EGZISTUESE TË VOGLA DHE TË MESME DHE PËR KLASTERËT

8. maj 2015.

Agjensia Kombëtare për Zhvillim Rajonal ka shpallur ftesën publike “METORIM PËR 100 SIPËRMARRJE TË REJA DHE EGZISTUESE DHE PËR KLASTERËT”

Qëllimi i projektit është shërbimi falas i mentorimit për 100 sipërmarrës/shoqëri ekonomike/klastere të zgjedhura, i cili mentorim do të zgjatë deri më nëntor të vitit 2015, 50 orë për klientë,

Përmbajtja e shërbimit të mentorimit:

  • Diagnostifikim – analizë e situatës aktuale në kompani, përkatësihst tek sipërmarrësi;
  • Ndihma në përgaditjen e aktiviteteve zhvillimore/projekteve, në mënyrë që të arrihet rezultatet sa më të mira;
  • Këshillimi dhe koordinimi i aktiviteteve të drejtuara në qasjen e fondeve, teknologjive të reja, shërbimeve konsulltative, etj;
  • Ndihmë në përgaditjen e dokumentacionit i cili dorëzohet bankave biznesore dhe me rastin e konkurimit në programet për mbështetje për sipërmarrjet e mesme dhe të vogla;
  • Ndihmë pranë implementimit të aktiviteteve/planeve/projekteve zhvillimore;
  • ЕУ Ndhimë në gjejtjen e partnerëve biznesor, përmes rrjetit republican dhe në rrjetin e UE-së;
  • Ndhihmë në gjejtjen e informacioneve të nevojshme dhe konstaling;
  • Trajnime.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë shoqëritë tregëtare mirko, të vogla dhe të mesme si dhe sipërmarrësit të cilët merren me prodhimtari ose ofrimin e shërbimeve, por të cilët i plotësojnë kushtetet e nevojshme.

Formulari për aplikim, informacionet për dokumentacionin e nevojshëm dhe kushtet e konkurimit mund të merren në ueb faqen www.narr.gov.rs ose në hapësirat e agjensioneve dhe qendrave rajonale.

Aplikimet dorëzohen në adresën:

  • Agjensia Rajonale për Zhvilli Ekonomik dhe Sipërmarrje e rrethit të Pçinjës “BEEDA”, Vrajë, Cara Dushan 12 b/27, tel : 017 405 641, 064 685 86 04
  • Qendra për Zhvillim të rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës, Leskoc, Pana Gjukiqa 42, tel: 016 233

Për informacione shtesë mund të drejtoheni në tel: 011/20-60-815 ose përmes postës elektronike në adresën : milan.vujovic@narr.gov.rs

FTESA PUBLIKE ËSHTË E HAPUR DERI MË 15.05.2015

Burimi: Oda Ekonomike Rajonale e Leskocit dhe Trupi Koordinues тело