Arkiva e lajmeve
                   

“MEGALI” NË PANAIRIN E PRISHTINËS

13. prill 2018.

Bujanoc - "Megal" i Bujanocit do t'i paraqesë produktet e veta në Panairin Ndërkombëtar të Ekonomisë "Prishtina 2018", i cili do të zhvillohet në këtë qytet nga 18 deri në 21 prill, tha drejtori i kompanisë, Dragolub Kostiç.

Sipas drejtorit të Kostiq, shkuarja e një nga prodhuesit më të vjetër të pajisjeve të ngrohjes qendrore në panairin e Prishtinës do të realizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Serbisë (OES).

"Tregu i Kosovës dhe Metohisë është shumë i rëndësishëm për ne, sepse ne shesim rreth 800 kaldaja në vit, që është 20 përqind e prodhimit tonë të përgjithshëm," tha Kostiq.

Kostiq beson se ka hapësirë për një prani më të madhe të "Megalit" në tregun e përmendur, që është një motiv për pjesëmarrjen e kësaj kompanie të Bujanocit  në Panairin e Prishtinës.

Lulzim Rashiti nga Zyra e OES-ës thotë se përveç "Megalit", një kompani tjetër nga komuna e Bujanocit do të jetë e pranishme në Panairin e Prishtinës, kompania e ujit dhe lëngjeve - Bivoda.

Rashiti gjithashtu konfirmoi pjesëmarrjen e disa kompanive nga Vraja dhe Leskoci, duke theksuar se më shumë se 60 kompani nga e gjithë Serbia do të jenë të pranishme në Panairin e Prishtinës.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues