Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJË: PRAN DIMRIT USHTRIA KUJDESET PËR TË VETMUARIT DHE MOSHUARIT

10. nëntor 2014.

Medvegjë – Pjesëtarët e Qendrës së tretë për trajnim të Ushtrisë Serbisë dhe Kryqit të Kuq kanë vizituar banorët e Stubllës, një fshat i largët malor në komunën e Medvegjës.

Në kuadër të aksionit “Humanizmi në vepër”, ata për shtatëdhjet malësor që kanë mbetur kanë siguruar të gjitha sendet e nevojshme për këtë dimër. Prej të hollave të mbledhura vullnetarisht nga pjesëtarët e qendrës janë blerë 15 paketa me rroba dhe ushqim, të cilat oficeri për bashkëpunim civilo-ushtarak i’u ka dorëzuar fëmijëve në atë fshat. Gjithashtu,  22 familjeve më të rrezikuara sociale në Stubëll, Kryqi i Kuq i’u ka dhënë ndihmë humanitare.

Ushtria shfrytëzon çdo mundësi të jet me popullin dhe t’i ndihmojë aq sa mundet, ka thënë kapetani Petar Kostiq.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues