Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJË: JANË PUNËSUAR EDHE DY JURIST TË RINJ

9. shkurt 2018.

Medvegjë - Pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës për vazhdimin e procesit të legalizimit, janë krijuar kushtet për punësimin e dy jursitëve të rinj në komunën e Medvegjës.

Me rastin e kërkimit të kritereve, përkatësisht listës së kadrove të lira nga Shërbimi Kombëtar për Punësim, komuna e Medvegjës mori informata se ka dy juristë të diplomuar të papunë. Meqenëse ky profil arsimor është i nevojshëm për kryerjen e këtyre detyrave, kjo komunë u ka ofruar të rinjve të krijojnë një marrëdhënie pune për një periudhë të caktuar kohore në çështjet e legalizimit.

„Bëhet fjalë për të rinjët dhe njerëzit e arsimuar të cilët do të jenë mbështetje e zhvillimit të ardhshëm të komës sonë. Është kënaqësi dhe fati jonë i madh kur vetëqeverisja lokale është në gjendje të ndihmojë të rinjtë për të krijuar marëdhie pune. Ky sukses nuk është vetëm sukses personal i tyre, por të gjithë neve, sepse kur nga një familje fuqizohet dhe komuna jonë do të jetë edhe më e fortë ", tha kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues