Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJË DHE VRAC NGA BULLGARIA SËBASHKU NË KONKURSIN E PROGRAMIT IPA

15. mars 2018.

Medvegjë - Kryetari i Komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq dhe përfaqësuesi i qytetit të Vracit në Bullgari, Kalin Kamenov, nënshkruan dje një protokoll mbi bashkëpunimin ndërkufitar në Medvegjë, përkatësisht mbi konkurimin e përbashkët në projektet IPA.

Kamenov ka ardhur për vizitë në komunën e Medvegjës me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të mbrojtjes së mjedisit jetësor nga mjetet e Programit IPA.

Protokolli është nënshkruar në kabinetin e kryetarit të komunës së Medvegjës, ndërsa pastaj mysafirët nga Bullgaria, sëbashku me nikoqirët kanë vizituar Banjën e Sijarinës. Në drekën e punës është shqyrtuar edhe bashkëpunimi i dakorduar në mes dy komunave në fushën e kulturës dhe sportit.

Partneri kryesor në projekt do të jetë komuna e Vracit, ndërsa komuna e  Medvegjës do të jetë bashkëpartnere.

Për financimin e projekteve në ftesën e dytë janë ndarë diçka më shumë se 12 milionë euro nga mjetet e IPA-s. Afati për dorëzimin elektronik të propozimeve të projetkeve është 23 prill 2018.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues