Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJA SËSHPEJTI ME TERREN TË VOGËL PËR FUTBOLL

18. tetor 2017.

Medvegjë – “Projekti i ndërtimit të mini terrenit për futboll ka për qëllim masovizimin e sportit dhe secilit aktivitet tjetër i cili mund të zhvillohet në këtë terren. Joaktiviteti fizik i fëmijëve, kryesisht i adoleshtentëve, ndikon negativisht në zhvillimin fizik dhe shpirtëror të tyre. Kjo situatë rrezikon shëndetin publik, ndërsa me këtë edhe shëndetin e individëve”, tha kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Kompania ndërtimore “Investprodukt” nga Lebani është angazhuar në projektin e ndërtimit të mini terrenit për futboll, i cili do të ndërtohet dhe mbulohet me barë artificial. Kjo kompani e ndërtimit është në detyrim që të punimet e planifikuara të kryhen në afat prej 60 ditëve kandelarike. Vlera e punimeve nga Kontrata është 3.969.360 dinarë me PDV, ndërsa afati për kryerjen e punimeve është deri më 15 nëntor.

Deri më tani është kryer rrafshimi i terrenit dhe betonit, ndërsa pas kësaj fillon ndërtimi i terrenit me rrethojën prej druri. Mini terreni do të mbulohet me barin artificial dhe do të mund të shfrytëzohet gjatë tërë vitit.

Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues