Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJA NË RITMIN E EUROPËS

31. mars 2014.

Medvegjë – Sllobodan Drashkoviq, kryetar i komunës së Medvegjës dhe përfaqësuesi i organizatës „Serbia në ritmin e Europës“ Igor Karadareviq kanë nënshkruar marrëveshje rreth pjesëmarrjes së fëmijëve nga kjo komun në manifestimin e madh kulturor.

Në muajt e ardhshëm fëmijët parashkollor në Medvegjë, si dhe ata të shkollave fillore dhe të mesme, do t`i shfaqin pikat e tyre të lojrave dhe këndimeve në paraqitjen e madhe të përbashkët në Shabac, ndërsa është planifikuar që ambasadori i Finlandës në Serbi të jetë promotor i kësaj komune.

Drashkoviq ka deklaruar se egzistojn shumë arsye se përse kjo komunë ka vendosur që t`i bashkohet manifestimit të cekur, në të cilin veç se marrin pjesë 25 qytete dhe komuna në Serbi.

„Si motiv i parë është se fëmijët nga Medvegja do të marrin pjesë në manifestim i cili do t`i kishte mundësuar të i tregojnë talentet e tyre, mirëpo edhe t`a vizitojn tërë botën. Si motiv tjetër për pjesëmarrjen tonë është se fëmijët tanë, nëpërmjet shkëmbimit, do të shoqërohen me fëmijët tjerë nga Unioni Europian. Në këtë mënyrë do të shohin se si jetojnë njerëzit tjerë”, tha Drashkoviq.

Ai gjithashtu tha se është e rëndësishme që qyteti i Medvegjës nga organizata „Serbia në ritmin e Europës“ do të fitoj qendrën kulturore, i cili më vonë mund të shfrytëzohet për gjitha manifestimet kulturore dhe gjitha shoqëritë kulturoro-artistike nga komuna e Medvegjës“.

 „Përveç kësaj, do të punojm sëbashku dhe në fushën e ekonomisë. Ekspertët e kësaj organizate që sëbashku me Zyrën për Zhvillim Ekonomik do të bëjn projekte, të cilët do të i`u ofrojmë vendeve europiane, por pikë së pari vendit i cili do të jetë partner i ynë, rrespektivisht Finlandës“, shtoi Drashkoviq.

 „Është e shkëlqyeshme që fëmijët do të gëzohen, do të lozin dhe këndojn me moshatarët e tyre dhe kjo sigurisht do të ndikoj edhe tek të rriturit“, tha Drashkoviq.

Igor Karadareviq tha se kjo organizatë do të punoj në komunat me të cilat kanë mardhënie shumë të mira, njejtën gjë e pret edhe me Medvegjën, si dhe manifestimi të finansohet nga fondi i Unionit Europian dhe nga sponzorët.

Ai shtoi se në këtë manifestim aktivisht do të marrin pjesë edhe ambasadorët e vendeve të Unionit Europian, të cilët do t`i vizitojn këto komuna dhe mbështesin këtë ide.

„Ambasadori Finlandez para 7-8 muajve kishte qëndruar në komunën e Lubovijës, ndërsa ne këtë vit kemi vendosur që t`а ftojmë edhe në Medvegjë. Ambasadori turk, ambasadori austriak dhe ambasadori i Qipros janë shumë aktiv në këtë drejtim”, tha Kradareviq.

Fëmijët do të paraqiten në katër kategori, të cilat përfshijnë korin dhe solo këndimin, foklorin dhe vallëzimin modern.

Në nënshkrimin marrëveshjes morrën pjesë edhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, të cilët kanë shprehur interesim që edhe fëmijët e këtyre dy komunave të kyçen në këtë manifestim.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues