Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJA ËSHTË PJESË E PROJEKTIT PËR SHËRBIMIN SA MË EFIKAS TË QYTETARËVE

22. nëntor 2017.

Medvegjë – Për dy vite në më shumë se 150 vetqeverisje lokale. komuna dhe qytete të Serbisë, duke përfshirë edhe komunën e Medvegjë, realizohet projekti i avansimit të menaxhimit me resurset njerëzore, me qëllim të arritjes së shërbimit sa më efikas dhe të shpejtë për ekonominë dhe qytetarët.

Projektin e realizon Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale në bashkëpunim me Konferencën e Përhershme të Qyteteve dhe Komunave, ndërsa financohet nga Këshilli i Europës dhe Uninoni Europian me dy milionë euro.

Projekti “Menaxhimi me resurset njerëzore në vetqeverisje lokale” përbëhet nga dy komponente: 1. Avansimi i kuadrit juridik dhe institucional për qëllim të avansimit të funskionit të menaxhimit me resurset njerëzore; 2. Vendosja e sistemit operativ të avansimit profesional të të punësuarve në vetqeverisjet lokale.

Qëllimi i projektit është vendosja e sistemit më serioz dhe modern për menaxhimin me resurset njerëzore në vetqeverisjet lokale. Qëllimi i dytë, në nivelin nacional, dedikohet për vendosjen e sistemit të rregulluar dhe efikas për avansim profesional të të punësuarve.

Këshilli i Europës ka realizuar konkurs për zgjedhjet e 20 pilot komunave (Baç, Beograd, Bujanoc, çaçak, Kragujevcë, Kralevë, Lozincë, Medvegjë, Nish, Novi Sad, Pançevë, Pirot, Rashkë, Savski Venac, Smederevë, Stari Grad, Svërling, Tërstenik, Valevë, Zrenjanin) për realizimin e pakos së ndihmës për avansimin e funksionit të menaxhimit me resurset njerëzore dhe në këto komuna janë implementuar pako të posaçëm të përkrahjes konsulltante.

Në këto komuna janë realizuar shumë aktivitete në programin e pako përkrahjes: komunat dhe qytetet kanë fituar politika të menaxhimit me resurset njerëzore, janë mbajtur disa trajnime për të punësuarit nga fusha e menaxhimit me resurse njerëzore; janë avansuar rregulloret mbi organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës dhe dokumente tjera relevante. Komuna dhe qytetet për herë të parë kanë nisur procesin e analizës së nevojave me avansimin profesional dhe planifikimin e zhvillimit të kapaciteteve të të punësuarve.

Deri në fund të dhjetorit, kur është planifikuar përfundimi i projektit, në komunat e zgjedhura, do të mbahet trajnimi dyditor në temën “Avansimi profesional i të punësuarve në vetqeverisjet lokale”, si edhe ngjarja solemne e dorëzimit të çertifikatave për komunat të cilat kanë kaluar këtë program të pakos së përkrahjes. Konferenca përfundimtare, në të cilën do të prezentohen rezultatet e projektit është planifikuar në gjysmën e parë të dhjetorit në Beograd.

Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues