Arkiva e lajmeve
                   

MEDVEGJA DHE MAJA E ZEZË, QYPA PËRPLOT ME ARI

30. qershor 2014.

Dekadat e fundit, gjithnjë e më shumë investitor vendor dhe të huaj gjurmojnë për ari në Serbi. Hulumtimet e dy kompanive kanadeze tregojnë se egzistojnë vende shumë fitimëprurëse. „Danub me minerale“ njoftojmë se në territorin e Medvegjës ka 547 milion tonë ari dhe bakër, ndërsa rezultatet e firmës „Avala risorsiz“ tregojnë se në Majën e Zezë ka 72 tonë ari.

Gërmimi fillestar në Majën e Zezë, në mes Borit dhe Zhagubincës, mund në vit të jep dy e gjysmë toni koncentrat ari. Analiza ekonomike e kompanisë “Avalla Risoris” tregon se për hapjen e minierave, e cila do të kishte mundësi t’i punësoj 250 njerëz nevojiten 177 milionë dollarë.

Xhastin van der Torn, drejtor i hulumtimeve “Avala Risorsiza”, tregon se është bërë edhe një hap drejt hapjes së minierës në Serbi.

 “Mirëpo, përveç studimeve preliminare, ende është herët për definimin e kuadrit kohor. Industria e minierave kërkon plane të gjata. Për atë ne mbështetemi në Qeverinë mbaj stabil dhe çka është më e rëndësishme klimën e paraparë për invenstime”, tha drejtori i hulumtimeve.

Edhe kompanija “Dunav Minerali” ka njoftuar se territorrin e Medvegjës kanë gjetë vende me arid he bakër. Banorët rikujtojnë se për ari në fshatrat e tyre kërkohet që gjysmë shekulli.

 “Kanë punuar disa firma serbe ose jugosllave, ndërsa tash punojnë kompani të huaja. Kanë teknologji më të sofistikuara dhe shpejt arrijnë që t’i saktësojnë të dhënurat. Egziston mundësia që të hapet miniera”, thotë Millutin Radoviq, kryetar i bashkësisë locale Tullare.

Me hapjen e minierës do të hapet punë atij territorit të varfër dhe do t’i mbaj të rinjtë.

Sllobodan Drashkoviq, kryetar i komunës së Medvegjës thotë se përfitimi i parë do të ishte se mjetet prej qirasë së minierës janë ndarë për komunën e Medvegjës, për përmirësimin e infrastrukturës dhe kryerjen e projekteve infrastrukturale në këtë rajon.

 “Përfitim tjetër është se tatimi i ardhur nga ajo për komunën e Medvegjës”, thotë Drashkoviq.

Edhe ekspertët vendor vërtetojnë vlerësimet e rezervave të arit në Medvegjë dhe në Majën e Zezë. Ajo garanton fitim të madh, mirëpo por ata mund të kenë nevojë për të kërkuar mënyrat më të sigurta për shfrytëzimin e mjedisit.

 “Ne duhet të nxjerrim metale, neve metale n’a nevojiten, mirëpo duhet të mendojmë rreth zhvillimit të qëndrueshë, rrespektivisht duhet t’a ruajm hapësirën në të cilën jetojmë”, thotë profesor Dragan Millovanoviq nga Fakulteti i Minierës Gjeologjike në Beograd.

Konstatohet që vlera e arit rritet në vitin e ardhshëm dhe se onsi mund të kushtoj 1.500 dollarë, çka do të thot se do të rritet për 14 përqind.

BURIMI: RTS