Arkiva e lajmeve
                   

MË TË KËRKUARIT RADIOLOGËT DHE MATEMATICIENTËT

4. maj 2015.

Vrajë – Në tregun e punës në rrethin e Pçinjës, ekpsertët më të kërkuar janë mjekët – radiologë, si dhe profesorët e matematikës, muzikës dhe historisë.

Në Shërbimin Kombëtar për Punësim në Vrajë, shpjegojnë që radiologët, profesorët e historisë dhe muzikës nuk gjenden në evidencë ka që dy vite.

„Profesorët e matematikës paraqiten dhe nuk qëndrojnë shumë në evidenca, sepse shumë shpejt angazhohen nëpër shkolla për kohë të pacaktuar ose të caktuar. Gjithashtu, edhe profesor të kulturës muzikore nuk kemi”, thojnë personat kompetentë në këtë shërbim.

Darko Jankoviq, drejtor i filialit të NSZ në Vrajë, thotë se në mesin e të papunësuarve një të tretëtn e përbëjnë personat e pakualifikuar funksionalisht, të cilët kanë shkollën e fillore ose më pak”.

„Numri i madh i të rinjëve të moshës deri 30 vjet është pa punë. Kjo fletë në favor të asaj se është e nevojshme që të papunësuarit të organizojnë programe parakualifikuese, trajnime, duke drejtuar të rinjët në ato profesione të cilat janë të kërkuara në tregun e punës”, thotë Jankoviq.

Këtë vit janë ndarë mjete të konsiderueshme për finansimin e programit dhe subvensionimet të cilat kanë për qëllim hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin privat.

“Shfrytëzoj rastin që t`i ftojë punëdhënësit në bashkëpunim, në mënyrë që rritet numri i të punësuarve”, ka thënë Jankoviq.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues