Arkiva e lajmeve
                   

ME SUKSES KA PËRFUNDUAR PROCESI I TESTIMIT NË SHKOLLËN E GJUHËS SERBE

4. mars 2014.

Për pjesmarrësit e Shkollës së gjuhës serbe, të cilët nga tetori i vitit 2013 ndjekin orë shtesë të gjuhës serbe, më 22 shkurt është organizuar procesi i testimit mbi të arriturat e tyre.

Qëllimi i testimit ka qenë që të vërtetohet sa është avancuar njohja e gjuhës serbe tek pjesmarrësit e shkollës së gjuhës në periudhën e shkuar. Në bazë të rezultateve të arritura në testim, pjesmarrësit të cilët kanë treguar avancim në njohjen e gjuhës serbe kanë kaluar edhe në nivele më të avancuara për mësimin e gjuhës serbe.

Rezultatet e testimit janë treguar si shumë të mira, sepse pjesmarrësit kanë treguar se përgjat periudhës katërmujore kanë përmirsuar njohjen e gjuhës serbe, njofton Shërbimi i trupit Koordinues.

Pjesmarrësit e Shkollës së gjuhës serbe  deri më tani kanë pasur dy teste. I pari është organizuar me qëllim të konstatimit të nivelit të njohjes së gjuhës serbe në mënyrë që të mundësoj ndarjen e pjesmarrësve në grupe për të ndjekur orët përgjat vikendit. Testi i dytë është organizuar për të kuptuar përmirsimin (avancimin) e deritanishëm të njohjes së gjuhës serbe nga ana e pjesmarrësve. Në fund të projektit do të organizohet edhe testimi i tretë dhe i fundit, me qëllim të vërtetimit final të nivelit të njohjes së gjuhës serbe, ku pas këtij testi, kandidatët do të paisen me diploma.

BURIMI:  Trupi Koordinues