Arkiva e lajmeve
                   

MË SHUMË TË HOLLA PËR RADIO TELEVISIONIN E VRAJËS DHE JAVOREN VRANJSKE

14. qershor 2017.

Vrajë, Bujanoc – Dhjetë media lokale elektronike dhe të shtypit nga jugu i Serbisë kanë fituar mjete bashkëfinancuese në konkursin e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit në vlerë të përgjithshme prej 5,9 milionë dinarëve.

Radio Televisioni i Vrajës (RTV), i cili është në pronësi private, për projektet “Staro mi dajte” dhe “Bezbedan klik” ka fituar gjithseh 1,7 milionë dinarë. Javorja Vranjske ka fituar një milionë dinarë për projektin “Čitaj, lajkuj, sheruj Boru“.

Portali “Bujanovaçke” ka fituar 700.000 dinarë për projektin “Kapitujt e negociatave 23 dhe 24 në dritën e të drejtave të pakicave në jugun e Serbisë”, ndërsa www.vranje.net është përkrahur me 504.000 dinarë për realizimin e projektit “Jeta e çarshive serbe në fund të shekullit 19 dhe fillim të shekullit 20, në shembullin e familjeve në Vrajë”. “OK Radio” nga Vraja ka fituar 500.000 dinarë për realizimin e projektit “Me informim në drejtim të ruajtjes së trashigimisë kulturore të jugut të Serbisë”. Internet radio “Sky” nga rrethina e Vrajës ka marrë gjysmë milioni dinarë për projektin “Mama, tata igrajte se s nama”. E njejta shumë ka bashkuar edhe dyjavoren “Sportski venac” nga Bujanoci për projektin “Radari Eko”, i cili ka të bëjë rreth mbrojtjes së mjedisit jetësor në territorin e komunës së Bujanocit. Projekti i pres-qendrës informative të komunës së Vlladiçin Hanit, rreth avansimit të pemtarisë në këtë komunë, gjithashtu ka fituar përkrahje prej gjysmë milioni dinarëve.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues