Arkiva e lajmeve
                   

MË SHUMË SHKELJE DEVIZORE GJATË FESTAVE TË PASHKËVE

15. prill 2015.

Preshevë – Doganierët në pikën kufitare në Preshevë, gjatë festave të pashkëve çdo ditë kanë hasur në deviza, kështu që për katër ditë kanë zbuluar katër këso raste, ka njoftuar Administrata Doganore.

E para shkelje e nivelit devisor në pikën kufitare në Preshevë është zbuluar më 10 prill, tek një shtetas gjerman, i cili me automobilin “Ford”, nga ai shtet ka udhëtuar në Turqi dhe i cili 16.000 euro i ka vendosur në çantën të cilën e ka fshehur prapa ulëses së fundit.

Vlera e lejuar prej 10.000 eurove i’u është kthyer, ndërsa 6.000 eurot e mbetura i’u janë ndaluar përkohësisht deri sa të përfundohet procedura për kundërvajtje.

Një ditë më vonë, më 11 prill, janë zbuluar dy shkelje, ndërsa në të dy rastet është bërë fjalë për shtetasit e Maqedonisë.

Në rastin e parë, gjysmë ore pas mesnate, është paraqitur automobili i tipit “Mercedes”, në të cilin ishte çifti bashkëshortor, ku tek gruaja janë gjetur 10.000 euro, çka është vlerë e lejuar, ndërsa mashkulli në xhepin e prapëm të pantollonave i ka pasur 27.000 euro.

Atyrëve i’u kthyer vlera e lejuar prej 10.000 eurove, ndërsa 17.000 eurot tjera i’u janë marrë përkohësisht.

Në të njejtën ditë, rreth orës 5 të mëngjesit, në pikën kufitare në automobilin “Reno Megan”, ka mbërritur dy shtetas të Maqedonisë të cilët kanë tentuar që ilegalisht të transportojnë nga Serbia.

Doganierët gjatë kontrollimit të udhëtarëve, në xhepin e pantolloneve të një personi, kanë gjetur devizat e palajmëruar në vlerë prej 25.500 eurove dhe 6.500 franga zviceriane.

Ty dyve i’u është kthyer vlera e lejuar prej 10.000 eurove, ndërsa 5.500 euro dhe 6.500 franga përkohësisht i’u janë ndaluar deri në përfundim të procedurës për kundërvajtje.

Rast i njejt ka ndodhur edhe më 13 prill në të njejtën pikë kufitare, kur një shtetas turk ka tentuar që të transportoj shumën jo të lejuar të parave në xhepin e mbrendshëm të xhaketës. Doganierët tek ai kanë gjetur 18.800 euro, vlerën e lejuar prej 10.000 eurove i’a kanë kthyer, ndërsa të hollat tjera prej 8.800 euro i’u janë ndaluar përkohësisht.

Përgjat festës Administrata Doganore ka njoftuar se transporti i parave në Serbi është i lirë, mirëpo udhëtarët janë të detyruar që në hyrje të vendit t’a paraqesin secilën shumë përmbi 10.000 euro, sepse ashtu e parasheh Ligji për parandalim e shpërlarjes së parave dhe finansimin e terrorizmit.

Burimi: Beta, Tanjug, Politika dhe Trupi Koordinues