Arkiva e lajmeve
                   

MË SHUMË NXËNËS TË KLASAVE TË PARA NË VRAJË DHE BUJANOC, NDËRSA MË PAK NË TËRGOVISHTË DHE BOSILEGRAD

2. shtator 2016.

Vrajë, Bujanoc – Në shkollat e mesme në Rrethin e Pçinjës dje kanë filluar shkollimin 2.063 fatosa, prej të cilëve numri më i madh në Vrajë, ku klasën e parë e kanë filluar 797 nxënës të klasave të para, ndërsa në komunën e Bujanocit 435 fatosa.

Numri më i vogël i fatosave është në komunën e Tërgovishtës – gjithsej 36, ka deklaruar këshilltari arsimor në Paralelen e Administratës Shkollore të Leskocit në Vrajë, Jovica Stevanoviq.

Stevanoviq ka thënë se në komunën e Bosilegradit, klasën e parë e kanë regjistruar 58 nxënës, për çka kjo komunë është në vendin e parafundit në bazë të numrit të nxënësve të rinj në Rrethin e Pçinjë, në komunën e Tërgovishtës.

Sipas numrit të regjistruar të nxnësve vjen komunat e Vlladiçin Hanit me 175 nxënës të klasave të para, pastaj komuna e Surdulicës ku klasën e parë e kanë regjistruar 215 nxënës dhe komuna e Preshevës me 347 nxënës të klasave të para dhe komuna e Bujanocit ku për herë të parë në bankat shkollore do të ulen 435 nxënës.

Sipas të dhënave të Paraleles së Administratës Shkollore të Leskocit, të gjitha shkollat e Rrethit të Pçinjës kanë qenë të gatshme ta nisin fillimin e vitit shkollor.

Burimi: Beta, Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues