Arkiva e lajmeve
                   

ME SHFAQJE DHE PUNËTORI DERI NË ZVOGËLIMIN E DHUNËS

21. tetor 2014.

Qendra për Zhvillim të Arsimit Joformal, me ndihmën e UE-së dhe Fondit Popullës të Kombeve të Bashkuara, ka prezentuar ueb faqen www.nasiljenemaopravdanja.org , i cili është krijuar për nevojat për t`u zvogëluar dhuna në territorin e Serbisë, posaçërisht në kulturat e ndryshme multietnike dhe rajonale.

Projekti zbatohet në pesë qytete: Sombor, Bor, Prokuple, Novi Pazar dhe Bujanoc, ndërsa përveç ueb faqes, në të cilën viktimat e dhunës sjellin përvojat personale, projekti përfshin edhe shfaqjen „Dhuna nuk ka justifikim“, të regjisorit Zijah Sokoloviq, si dhe punëtorinë po në të njejtën temë.

Shfaqja i’u dedikohet fëmijëve të moshës nga klasa e gjashtë të shkollës fillore, zgjat sa një orë mësimi dhe luhet në të gjihta pesë qytetet. Siç është thënë në mbledhjen në Shtëpinë e Rinisë në Beograd, kjo shfaqje është shfallur me projektin më të mirë në UE në fushën e parandalimit të kriminalitetit dhe dhunës në familje, ndërsa autori i saj dhe regjisori Zijah Sokoloviq është bërë ambasador i Programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e tolerancës dhe parandalimit të dhunës.

Teksti i shfaqjes është shkruar në bashkëpunim me psikologët dhe punonjësit social, i cili përmban 120 shembuj të formës së dhunës. Përgjat punëtorive është inçizuar edhe video materialet me temë rreth dhunës, të cilat gjenden në ueb faqen  www.nasiljenemaopravdanja.org .

Qëllim kryesor është që deri në maj të vitit 2015, që është edhe fundi i këtij projekti, ueb faqja t’i bëj 10.000 vizita, si dhe tema e dhunës të bëhet në fokus të publikut, ashtu që të zvogëlohet sa më shumë sjellja agresive.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues