Arkiva e lajmeve
                   

MË SË SHUMTI PUNË NË LESKOC

26. korrik 2011.

Leskoc  - Përmes Shërbimit Kombëtarë për Punësim(SHKP), në realizim e sipër në rrethin e Jabllanicës  janë 21 projekte të punëve publike në të cilët janë të angazhuar 273 puntorë. Vlera totale e këtyre punëve është 37,9 milion dinarë. Dhjetë punë publike janë nga fusha e mbrojtjes dhe përmirësimin e mjedisit jetësorë, pesë

Për punët publike janë lajmëruar  1700 kandidat të cilët gjenden në evidencën e SHKP-së në Leskoc.  Përparësi me rastin e konkurimit kanë pasur personat më të vjetër se 50 vjet, pjestarët  e bashkësisë rome, prindërit e vetëm, shfrytëzuesit  materjalit sigurues dhe grupet tjera  të puntorëve të papunë.

Në komunën e Leskocit  në realizim e sipër janë tetë projekte me vlerë prej 22 milion dinarëve, ndërsa të angazhuar janë 145 puntorë. Në Vllasotincë, Leban, Medvegjë dhe Bojnik janë miratuar nga tre programe, në Crna Travë, komunën më të vogël në Jugun e Sërbisë është miratuar një program, ndërsa vlera e punëve sillet rreth pesë milion dinarëve.

Jovan Stoshiq, organizatorë i programit të punësimit në SHKP Leskoc, thekson se në Leskoc  më së shumti punohet në ndërtimin e fushës së vrapimit në Hisarë , një kodër e njohur e gjatë 550 metra, në komunën e Lebanit punohet në ndërtimin e rrjetit ujor  në komunitetin lokal Shuman, në gardhin e shkollës fillore “ Vuk Karaxhiq “ dhe rregullohet kanalizimi në komunitetin lokal  Vojllovci i Madh. Vlera totale e punëve është shtatë milion dinarë.