Arkiva e lajmeve
                   

ME NJË SHFAQJE TË PËRBASHKËT FËMIJËT SERB DHE SHQIPTAR SHËNUAR 18 VJETORIN E PUNËS SË TRUPIT KOORDINUES

19. dhjetor 2018.

Bujanoc – Trupi Koordininues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka shënuar tetëmbëdhjetë vjetorin e punës në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc në bashkëpunim me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Vajzat dhe djemtë nga gjashtë shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme paraqitën shfaqje të përbashkët në gjuhën serbe dhe shqipe treguan se çka më së shumti i brengos të rinjët në Bujanoc.

Projekti u realizua në kuadër të projektit "Qyteti ynë, shkolla tona" dhe të rinjtë nga Bujanoci prezantuan një Udhëzuesin përmes Bujanocit të shkruar në gjuhën serbe, shqipe, rome dhe angleze. Projekti u zbatua në bashkëpunim me Trupin Koordinues dhe OJQ-ën Grupin 484, me mbështetjen të "Fondacionit Pestalozzi të Fëmijëve" nga Zvicra.

Në tetëmbëdhjetë vjet të egzistimit tij, Trupi Koordinues ka arritur rezultate të rëndësishme dhe bashkëpunim të mirë mes vetëqeverisjeve lokale dhe autoriteteve të Republikës së Serbisë, tha kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.

"Ajo që mund të theksojmë veçanërisht gjatë kësaj periudhe është se nëpërmjet shërbimeve të Trupit Koordinues janë investuar shumë para në ndërtimin e infrastrukturës. Ne shpresojmë që në periudhën e ardhshme do të sigurojmë edhe më shumë para për funksionimin e vetëqeverisjeve lokale dhe se kjo do të jetë nga shenjat e përmirësimit të jetës dhe punës në këtë rajon ", tha Stankoviq.

Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, materniteti në Preshevë, arsimim të rregullt për rreth 300 fëmijë dhe rreth 30 bursa për studentët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Stankoviq i theksoi si suksese të Trupit Koordinues.

Të gjitha institucionet e tjera shtetërore funksionojnë mirë dhe gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, nuk ka konflikte ndëretnike. Nuk pritet që gjendja e sigurisë të shqetësohet, shton Stankoviq, dhe të gjitha këto janë bërë duke faleminderuar qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale.

Duke folur rreth projektit “Qyteti ynë, shkollat tona”, Stankoviq thekson se fëmijët në mënyrë të qartë dhe të zëshme treguan se çka dëshirojnë.

„Ata shumë qartë dhe më zë theksuan se dëshirojnë të jetojnë së bashku në liri, që të mos ndahen, të jenë pjesë e Europës dhe botës, duke marrë parasysh kualitetet e tyre këtë edhe e meritojn”, përfundoi Stankoviq.

Burimi: Sputnjik, Blic, RTS dhe Trupi Koordinues