Arkiva e lajmeve
                   

ME GJITHË ZEMËR PËR FËMIJËT E MEDVEGJËS, AKSION I MBLEDHJES SË DHURATAVE

14. dhjetor 2021.

Medvegjë- Beograd  Redaksia e Radio “Gllas”, Dioqeza Ortodokse e Nishit, u ka dërguar ftesë të gjithë njerëzve humanë që t’i bashkohen aksionit të grumbullimit të ndihmave për fëmijët nga Medvegja.

Aksioni organizohet nga nxënësit e Teologjisë “Shën Kirilli dhe Metodia” në Nish në bashkëpunim me nxënësit e studimeve fetare të shkollave të Nishit dhe kujdestarinë bamirëse fetare të Dioqezës së Nishit. Rekomandohet grumbullimi i materialeve shkollore, çanta shkollore, pajisje sportive dhe sende të ngjashme, thuhet në ftesë.

Aksioni zgjat deri më 24 janar 2022.

Sponzor mediatik i aksionit është Radio “Gllas” të Dioqezës Ortodokse të Nishit.

Burimi: Media Center 016, Trupi Koordinues