Arkiva e lajmeve
                   

„ME ART DERI TEK BASHKËSIA” PËR BANORËT NGA VRAJA DHE BUJANOCI

17. korrik 2017.

Vrajë, Bujanoc – Në kuadër të projektit “Me art deri tek bashkësia”, i cili realizohet nga organizata joqeveritare Qendra për Aktivizëm nga Vraja, përmes përkrahjes së Fondacionit Europian Rinor të Këshillit të Europës, në Vrajë është mbajtur trajnimi për pjesëmarrje në punëtoritë teatrale.

Nxënësit, arsimtarët dhe profesorët e zgjedhur të shkollave të mesme nga Vraja dhe Bujanocit janë edukuar se si përmes punës teatrale, aktrimit dhe komunikimit joverbal t`i tejlakojnë dallimet shoqërore, etnike dhe kulturore.

„Qëllimi i këtij projekti është që t`i aftësojmë të rinjët dhe arsimtarët e tyre për arsimim joformal i cili në shoqërinë multientike është shumë i rëndësishëm për tejkalimin e dallimeve dhe krijimit të ndjenjave të bashkësisë në mes të rinjëve”, tha kryetarja e Qendrës për Aktivizëm, Bojana Jankoviq.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues