Arkiva e lajmeve
                   

MBRETI ALEKSANDËR DHE MBRETËRESHA DRAGA NË SHTËPINË E KULTURËS NË BUJANOC

13. korrik 2016.

Bujanoc – Shfaqja “Momentet e fundit të mbretit Aleksandër dhe mbretëreshës Draga”, do të shfaqen të mërkurën, më 13 korrik, prej orës 19.30, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Shfaqja është bërë sipas motivit nga teksti i Radomir Putnikut, ndërsa dramatizimin dhe adaptimin e tekstit e kanë bërë aktorët Mihajlo Stojkoviq dhe Martina Kitanoviq.

Kjo dramë ndodhë në momentet e fundit të jetës së mbretit Aleksandër dhe mbretreshës Drage, në mesnatën e 28 dhe 29 majit në podrumin e Pallatit të Vjetër.

Në këtë dramë bëhet fjalë rreth momenteve më të sinqerta të dy njerëzve, të mbyllur në katër mure dhe me vetëdije presin vdekjen. Flitet rreth gënjeshtrave të cilat fliten në mënyrë që të ruhet dashurira, e cila prezenton njërat ndër arsyet e egzekutimit të tyre.

Shfaqja dhe teskti mbështeten në faktet historike, mirëpo nuk përfaqëson dramën biografike, por tragjedinë serbe.

„Përmes punës në shfaqje kemi dëshiruar që të njohim të vërteten rreth dy njerëzve të cilët presin vdekjen e sigurt. Në këso momente titulli bëhet margjinal, mbeten vetëm ata dy, e vërteta e tyre dhe dashuria”, thotë aktori Mhajlo Stojkoviq.

Shfaqja në repertuarin e teatrit “Bora Stankoviq”, edhe pas Vrajës dhe Beogradit, kjo shfaqje është e treta, ndërsa turneu do të vazhdoj në Tërgovishtë, Vlladinçin Han, Surdulic dhe Vrajë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues