Arkiva e lajmeve
                   

MBLEDHJE RRETH TREGËTISË SË NJERËZVE NË RRETHIN E PÇINJËS

3. shkurt 2016.

Vrajë – OJQ “Neksus” dhe qyteti i Vrajës dje në Vrajë kanë organizuar mbledhjen rreth parandalimit të tregëtisë së njerëzve, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësuesit e policisë, vetqeverisjeve lokale, qendrës për punë sociale dhe sektorit joqeveritar. 

Goran Kërstiq, nga Administrata Policore e Vrajës, ka rikujtuar pjesëmarrësit e mbledhjes në lidhjen e ngushtë të emigrimeve ilegale dhe tregëtisë së njerëzve.

„Për shkak të pozitës gjeografike të Serbisë, a posaçërisht të Rrethit të Pçinjës, tani janë si territor transit përkatësisht rrugë transite kryesore për emigrantët të cilët shkojnë në dretjim të Europës. Emigrimet ilegale janë lajmëruar në këtë territor në vitin 2008, ndërsa ekspansionin e kanë përjetuar në vitin 2015. Insitucionet shtetërore dhe qytetarët e jugut të Serbisë kanë dhënë kontribut të madhë rreth përkujdesit të emigrantëve, ndërsa me këtë sëbashku edhe parandalimin e tregëtisë me njerëz, kështu në rajonin tonë nuk ka pas raste të regjistruara të tregëtisë me njerëz. Kanë egzistuar dy raste të kërkimit të dy fëmijëve të emigrantëve, mirëpo ata janë gjetur në qendrat për pranim në Miratoc dhe Beograd”, ka thënë Kërstiq.

Të dhënat e policisë thonë se tregëtia me njerëz, pas tregëtisë me lëndë narkotike, sjell profite më të mëdha kriminale dhe se viktimë mund të jet secili.

Në mbledhje është konkluduar se rrjetësimi i institucioneve relevante në Rrethin e Pçinjës është e rëndësisë së madhe për parandalimin e tregëtisë me njerëz në procesin e lëvizjes emigruese.

Mbledhja ka pasur qëllim parandalimin e tregëtisë me njerëz, e cili është organizuar në kuadër të projektit “Avansimi i mekanizmave egzistues për preventimin e emigrimeve dhe tregëtisë me njerëz”, të cilën OJQ Neksus dhe qyteti i Vrajës e kanë realizuar me mbështetjen e Progresit Europian.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues