Arkiva e lajmeve
                   

MBLEDHJA VJETORE E EU PROGRES NË BUJANOC

17. korrik 2013.

Bujanoc- Mbledhja e 3-të vjetore e Këshillit drejtues programit te partnerit Evropian me komunat EU PROGRES do te mbahet sot në Bujanovc.Sipas njoftimeve,në mbledhje do të paraqitet raporti vjetorë për periudhën prej korrikut 2012  deri në qershor 2013.Antarët e këshillit do të shqyrtojnë miratimin për  mbështetjen financiare të projekteve e promovimit të barazisë gjinore në iniciativën e zyrës Zvicërane për bashkpunim në Sërbi, analiza e furnizimit joproporcional dhe kërkesës në tregun e punës, rritjen e përfshirjes sociale të grupet e cenueshme  sociale, mbështetje në Qendrën Rajonale për personat me aftësi të kufizuara në Novi Pazar, përgatitja e planit për një rregullore të detajuar të zonës Ribnicës në Vranjë, porosija e programit kompjuterik për regjistrimin e pronës publike të pushtetit lokal, si dhe trajnime profesionale për puntorët në industrin e tekstilit, veshjeve dhe veshmbathjeve në Novi Pazar, Rashkë,Tutin dhe Sjenicë.

Në takimin marrin pjesë përfaqësuesit e zyrës Qeverisë së Serbisë për Integrime Evropian dhe ministrive përkatëse, 25 komuna të cilat marrin pjesë në realizimin EU PROGRES, përfaqësuesit e agjencive të zhvillimit dhe projekteve, donatorët - përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Zvicrës ndërsa zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime të projekteve - UNOPS si partner implementues ka një rol sekretarie të bordit.   

Pak para takimit kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifit do ti dorëzohet projekti për stacionin transferues  në Bujanoc i cili   përmes  EU PROGRES është mbështetur financiarisht  nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës. 

Burimi: JUGMEDIA