Arkiva e lajmeve
                   

MBLEDHJA E KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES

1. shkurt 2016.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mbas mbledhjes së Kryesisë së Trupit Koordinues ka mbajtur konferencë për gazetarë, në të cilën ka thënë se në mbledhje është miratuar raporti i punës së Trupit Koordinues dhe drejtuesëve të këtyre tri komunave në vitin 2015 dhe se kanë rënë dakord për aktivitetet e reja për vitin 2016.

Stankoviq ka theksuar se janë ndarë mjetet të cilat Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes Trupit Koordinues i transferon për këto tri komuna. Komuna e Bujanocit për vitin 2016, ka fituar 114,400 milion dinarë, komuna e Preshevës 105 milion dinarë dhe komuna e Medvegjës 36,100 milion dinarë. Këto mjete do të harxhohen për projektet infrastrukturore në këto tri komuna, si dhe për tjera aktivitete. Stankoviq ka thënë se Trupi Koordinues dhe vetqeverisja lokale gjatë vitit të kaluar kanë pasur detyra të kërkuara lidhur me refugjatët, mirëpo ato janë zgjidhur në mënyrë të mirë dhe se shpreson që do të arrihen edhe rezultate ende më të mira në vitin 2016.

Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit, ka thënë se i vjen keq që Kuvendi i Republikës së Serbisë ka zvogëluar shumën e mjeteve për vitin 2016 për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, veçanarisht në atë pjesë e cila i përket subvensioneve, shumë e cila është zvogëluar për tetë milionë dinarë. Ai tha se komuna e Bujanocit këtë viti përmes Trupit Koordinues do të fitoj 40 milion dinarë për zhvillimin e kompanive të mesme dhe të vogla dhe inkurajimin e punësimit. Arifi theksoi se Bujanoci në këtë aspekt ka qenë më efikas se komuna e Preshevës dhe Bujanocit, si dhe se për këtë vit komunës së Bujanocit i kanë takuar 45% e vlerës së përgjithshme të mjeteve për këto tri komuna.

Nenad Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës, ka deklaruar se mbledhja ka qenë shumë e suksseshme dhe se në pjesën e parë të saj janë analizuar qëndrimet e pjesëmarrësve, të cilët janë miratuar njëzëri, ndërsa në pjesën e dytë të mbledhjes është biseduar rreth buxhetit për vititn 2016. Ai theksoi se nuk ka pasur mospajtime dhe se është arritur “marrëveshje gjentëllmene”, me të cilën gjithë janë të kënaqur, si dhe se komuna e Medvegjës këtë vit ka fituar dy milion dinarë më shumë në krahasim prej vitit të kaluar. Arsiq shtoi se do të duhej që të nënshkruhet marrëveshje në mes paraleles së Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik të Nishit në Medvegjë, i cili ende punon për studentët e viteve të fundit të studimeve, dhe komunës së Medvegjës si dhe Trupit Koordinues si ndërmjetësues. Kryetari i komunës së Medvegjës ka theksuar se është biseduar edhe për numrin maksimal të punësuarve në komuna.

Stankoviq ka përfunduar mbledhjen duke thënë se situata e sigurisë në këto tri komuna është stabile dhe se nuk ka indikacione për përkeqësimin e saj. Në pyetjen e gazetarëve se a ka të ashtuquajtur luftarë në luftën e Sirisë nga komuna e Bujanocit, kryetari i kësaj vetqeverisje lokale Nagip Arifi, tha se nuk ka nga kjo hapësirë.

Burimi: Trupi Koordinues