Arkiva e lajmeve
                   

MBLEDHJA E KËSHILLIT TË RRETHIT TË JABLLANICËS

22. mars 2017.

Medvegjë – Në mbledhjen e Këshillit të Rrethit të Jabllanicës, në të cilin është biseduar mbi zbatimin e Ligjit të Legalizimit dhe reformave të sistemit odave në Serbi, është thënë se Leskoci është qyteti i cili më së shpejti e ka kryer regjistrimin e objekteve të palegalizuara, si edhe se punën e kanë kryer edhe komuna e Medvegjës, Lebanit dhe Bojnikut, ndërsa vetqeverisja lokale në Vllasotincë dhe Cërna Travë është në përfundim të punës.

Kryeshefi i Rrethit të Jabllanicës Bozhidar Stojilkoviq, ka thënë se në territorin e Rrethit të Jabllanicës janë regjistruar 79.805 objekte, dhe se deri më tani janë legalizuar 11.492 objekte, ndërsa pa regjistruar kanë mbetur edhe 4.600 objekte, prej të cilave 4.000 në Vllasotincë, dhe tjerat gjithsej 3 përqind.

Stojilkoviq ka vlerësuar se Rrethi i Jabllanicës ka krijuar rezultate të jashtëzakonshme në fushën e eksportit prej 213 milionë dinarëve, i cili është rritur për 15 përqind, me suficid prej 34 përqind.

„Kjo është rezultat me të cilin rrallë ndonjë rreth mund të krenohet”, ka thënë kryeshefi i Rrethit të Jabllanicës.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues