Arkiva e lajmeve
                   

MBLEDHJA E KËSHILLIT ADMINISTRATIV TË PROGRESIT EUROPIAN

25. shkurt 2015.

Bllacë – Të premten, më 27 shkurt të vitit 2015, me fillim në ora 12.30 minuta do të mbahet mbledhja e katërt e Këshillit Administrativ të Progresit Europian, e cila do të mbahet në hapësirat e Shkollës së Lartë të Biznesit të studimeve profesionale.

Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e ministrive të Republikës së Serbisë, 34 vetqeverisje lokale të cilat marrin pjesë në ralizimin e Programit të Progresit Europian, përfaqësuesit e agjensioneve dhe projekteve të zhvilluara, shoqërisë civile, si dhe donatorët e Delegacionit të Unionit Europian dhe agjensioni zvicerian për zhvillim dhe bashkëpunim. Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese – UNOPS, si dhe partneri egzekutiv kanë rol të koordinatorit të Këshillit.

Anëtarët e Këshillit Administrativ në takim do të njoftohen me progresin të cilin Programi e ka krijuar në periudhën prej 17 shtatorit deri 31 dhjetor të vitit 2014, si dhe aktivitetet në lidhje me mësimin e gjuhës serbe si gjuhë joamtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Do të shqyrtohen projektet për krijimin e dokumentacionit teknik, të cilët janë të propozuar për finanasim, si dhe drafti i ftesës publike për krijimin e planeve të rregullimeve të detajuara.

Burimi: Topliçke vesti dhe Trupi Koordinues