Arkiva e lajmeve
                   

МBLEDHJA E DYTË E KRYESISË SË TRUPIT KOORDINUES

23. shkurt 2017.

Mbledhja e dytë e Kryesisë së Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, do të mbahet të premten më 24 shkurt, në ora 13, në Pallatin Serbia.

Në rend të ditës janë miratimi i proçesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, ndarja e mjeteve transfere për komunat sipas planit të buxhetit për vitin 2017, propozimi i planit të aktiviteteve të Trupit Koordinues për vitin e ardhshëm dhe çështje tjera.

Në mbledhjen e Kryesisë së do të marrin pjesë: Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, Sima Gazikaloviq, nënkryetar i Trupit Koordinues, Daniella Nenadiq, drejtoreshë e Shërbimit të Trupit Koordinues, kryetarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shqiprim Arifi, Shaip Kamberi dhe Nebojsha Arsiq dhe kryetarët e kuvendeve komunale të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ardita Sinani, Jonuz Musliu dhe Millisav Milletiq, deputetët popullor Nenad Mitroviq dhe Fatmir Hasani.

Në këtë mbledhje në cilësinë e vëzhguesit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Delegacionit të UE-së, OSBE-së, ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burimi: Trupi Koordinues