Arkiva e lajmeve
                   

MBËSHTETJE BUJQËSISË DHE PRODHIMIT

19. tetor 2012.

Medvegjë – Nënkryetarja e Odës ekonomike të Sërbisë Vidosava Xhagiq ka deklaruar  që Qeveria e Republikës Sërbisë, nëpërmjet trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, do t’i ndihmoj financiarisht këto tri komuna me një shumë prej dyzet million dinarëve.

“Projekti përbëhet prej dy segmenteve, mbështetje bujqësis dhe mbështetje prodhimit, ndërsa qëllimi përfundimtar është rritje e punësimeve në këto tri komuna”, ka deklaruar Xhagiq.
 
Ajo ka shtuar se projekti do të zgjas tri vite dhe pas kësaj do të analizohet rreth suksesit të projektit dhe që faktori vendimtarë do të jetë numri i të punësuarve.

Nën organizimin e Shërbimit të trupit Koordinues, në bashkpunim me tri komunat dhe zyrat lokale për zhvillim ekonomik, përfaqësuesit e Odës ekonomike të Sërbisë kan biseduar me  sipërmmarrësit në këto tri komuna dhe kan përpiluar analizën rreth potencialeve dhe nevojave ekonomike.Sipas procedurave të aprovuara më herët, sipërmarrësit e komunës së Bujanocit do të ken në dispozicion 17 milion dinarë, Preshevës 15 dhe Medvegjës 8 milion dinarë të mjeteve të pakthyeshme, ka shpjeguar Xhagiq.
Shuma më e madhe që mund të kërkohet është katër milion dinarë në fushën e prodhimtarisë dhe tre milion dinarë në atë të bujqësis.
Të martën sipërmarrësit nga Bujanoci dhe Presheva kan pasur mundësin të marrin pjesë në prezentimin e Programit.

Zv drejtoresha e Shërbimit të trupit Koordinues Jellena Colliq ka deklaruar që motivi i këtij organi për të nisur këtë projekt është rritja e numrit të punësuarve në këto tri komuna në të jugut të Sërbisë.