Arkiva e lajmeve
                   

MBËSHTETJE BIZNESEVE TË VOGLA DHE TË MESME

14. tetor 2014.

Në bazë të konkursit për subvensione për ndërmarrjet private, Shërbimi i Trupit Koordinues në dy vitet e fundit me 100 milionë dinarë mjete të pakthyeshme ka ndihmuar zhvillimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës në 37 ndërmarrje nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

„Bici Komerc” është ndërmarrje private e cila në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues në vitin 2013, ka fituar 3 milion dinarë. Kjo kompani është themeluar në Bujanoc në vitin 1999, dhe merret me tregëtinë e materialit ndërtimor dhe izolues, ngjyrave dhe llaqeve, qeramikës dhe sanitarisë. Përveç tregëtisë, Bici Komerc merret edhe me prodhimin e betonit të gatshëm, ndërsa nga ky vit edhe me prodhimin e rrjeteve të përforcuara. Ato janë subvensione të Shërbimit të Trupit Koordinues kanë mundësuar që Bici Komerc të bëjë zgjerimin e prodhimit dhe ofertës. Me 20 të punësuar të cilët janë nga komuna e Bujanoci dhe Preshevës, orientimi i tyre është kryesisht në tregun e mbrendshëm. 

 „Fluidi“ është ndërmarrje nga Presheva, është themeluar në vitin 1994, e cila në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues të vitit 2012, ka fituar 3.98 milionë dinarë, për përmirësimin e prodhimit dhe punësimin e punëtorëve të rinj. Thonë se mjetet e këtij organi qeveritar i’u kanë ndihmuar në mënyrë të konsiderushme në punësim, pikë sëpari nga aspekti i rritjes së kapacitetit. Merren me prodhimine lëngjëve dhe pijeve joalkoolike dhe kanë të punësuar 64 persona. Më shumë janë krenar në kualitetin e prodhimeve të tyre. Në pesë vitet e ardhshme plani i kompanisë është zgjërimi i kapacitetit të punës dhe vazhdimi i përmirësimit të prodhimeve të pijeve të frutave. Fluidi është kompani e cila është e pranishme në tregun e mbrendshëm dhe të huaj. Prodhimet plasohen në tërë Europën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabinë Saudite. 

„Petroviq” DOO, është ndërmarrje nga Kërshevica (komuna e Bujanoci), e themeluar në vitin 1993. Prodhon mobilje të mbështjellura. Në kohën e themelimit të ndërmarrjes ka funksionuar si rrobaqepsi e vogël për prodhimin e jastëkut, mbulesave dhe lojrave për fëmijë. Thonë se me 2,8 milionë të fituara nga Shërbimi i Trupit Koordinues në konkursin e vitit 2013, ishin mjete jashtëzakonisht të vlefshme. Me këto mjete janë blerë paisje me të cilat është mundësuar që prodhimet e tyre të jenë konkurente në tregun e mbrendshëm dhe të jashtëm, si dhe të punësojnë punëtor të rinj, të cilët kryesisht janë banorë të Kërshevicës. Tani për tani, kemi krijuar marrëdhënie të shkëlqyera biznesi me partnerët në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa planifikojnë që prodhimet e tyre në pesë vitet e ardhshme t’i plasojnë edhe në tërë rajonin. 

Biznismenëve të cilët dëshirojnë të investojnë në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, nga këto tri kompani i’u porositet të jenë kreativ, të realizojnë idetë e tyre dhe sa më shumë të investojnë në këtë rajon sepse ofron investim të sigurt.


 

Puna në këto kompani është gjithsesi e rëndësisë së përgjithshme për të punësuarit dhe familjet e tyre në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë e financiare. Zymber Rexhepi ka 12 vite që kur është punësuar në ndërmarrjen Fluidi, i cili thotë se puna në këtë ambijent të punës paraqet edhe privilegj, së pari për shkak të mardhënieve të mira me kolegët dhe pronarët. Inovacionet në mënyrën e prodhimit nënkuptojnë edhe zotërimin e diturive dhe shkathtësive të reja e cila ndikon në motivimin e punëtorëve. Vlladimir Mitiq dhe Dejan Dimitrijeviq të punësuar në kompaninë Petroviq doo, thonë se gjithnjë ndryshohet edhe përmirësimin e shkathtësive  me të cilat punojnë, dhe kështu kanë mundësitë që të mësojnë dhe profesionalisht të aftësohen, ndërsa Arton Junuzi i Muhamer Lutfiu, punëtorët e Bici Komerc thonë se në punën e tyre gjithnjë e më shumë bazohen në kompjutorët sepse prodhimi është digjitalizuar dhe kompjuterizuar.

Këto janë tri kompanitë, tre tregime të suksseshme, të cilët me shembullin e tyre dhe punën e mirë në territorin e Bujanocit dhe Preshevës kultivojnë ambijent të mirë pune dhe kanë potencial për zhvillimin e  ndërmarrësisë. Besojmë që me konkursin e ri të Shërbimit të Trupit Koordinues për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme këso tregime do të këtë edhe më shumë.

Burimi: Trupi Koordinues