Arkiva e lajmeve
                   

MBËSHTETJA E ZHVILLIMIT TË KOMPANIVE TË VOGLA DHE TË MESME (KVM) NË SERBI

28. mars 2016.

Delegacioni i UE-së në Republikën e Serbië dhe Banka Europiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim (EBRD), ftojnë kompanitë nga Republika e Serbisë që të paraqiten për mbështetje në kuadër të programit të ri “Mbështetja e zhvillimit të KVM në Serbi”.

Ekipi EBRD-së për përkrahjen e kompanive të mesme dhe të vogla, përmes ndihmës financiare të UE-së, lidhë kompanitë me konsulltantët vendor dhe këshilltarët ndërkombëtar të cilët mund t’i ndihmojnë që të zhvillojnë biznesin. Prej atyrëve më të vegjëlve të cilat pretendojnë në zgjërim të shpejtë të biznesit, deri tek ato me pesha biznesore ndërkombëtare, sipërmarrësve i ofrohet këshilla unike profesionale dhe përvoja praktike, të cilat mund t’i ndihmojnë që biznesin ta ngritin në një nivel më të lartë. 

Kompanitë vendore të vogla dhe të mesme në pronësi private nga pothuajse të gjitha degët biznesore mund të paraqiten në projektet konsulltative konkrete.

Përmes programit “Përkrahja e zhvillimit të KVM në Serbi”, mund të realizohen projektet afatshkurte në tema të ndryshme: nga hulumtimi i tregjeve deri tek planifikimi strategjik, menaxhimi i kualitetit dhe çertifikimi apo efikasiteti energjetik dhe menaxhimi i mjedisit jetësor.

Numër i madh i ndërmarrjeve me 500 të punësuar, i ofrohen projektet afatgjate, në afat prej 12 deri 18 muaj, dhe bashkëpunimi me këshilltarët ndërkombëtar me më shumë se 15 vjet përvoj në fushën e ndërmarrjeve biznesore. Këto projekte ndihmojë udhëheqësinë e komapnive që të njihen me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe metodat më inovative të biznesit të cilat do t’i ndihmojnë që të jenë konkurent në tregun botëror. 

 “Përkrahja e zhvillimit të KVM në Serbi”, financohet përmes Instrumentit për ndihmë para anëtarësuese (IPA) të Unionit Europian, gjatë periudhën prej 36 muajve, përkatësisht deri në qershor të vitit 2016. Programi bazohet në pjesëmarrjen në harxhimet, çka nënkupton që kompanitë të cilat bëhen klientë, paguajnë pjesën e harxhimeve të projekteve në vlerë prej 25-75% për projektet të cilat janë të përfshirë konsulltantët vendor, ndërsa për projektet me vëllim më të madh të cilat kërkojnë ndihmë të konsulltantëve ndërkombëtar, klienti zakonisht paguan 10% të harxhimeve të projektit tjetër.

Ju ftojmë që ta vizitoni faqen www.ebrd.com/knowhow/serbia për informatat shtesë rreth kritereve për pjesëmarrje, masën e shërbimeve dhe mënyrën e paraqitjes.

Kontakt: 011/2120-642 apo blagojem@ebrd.com

Burimi: Agjensioni Nacional për Zhvillim Rajonal dhe Trupi Koordinues