Arkiva e lajmeve
                   

MBËSHTETJA E PROGRAMIT TË PRAKTIKËS

20. nëntor 2013.

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë edhe këtë vitë mbështet realizimin e projektit “Programi për praktikantë të rinjë – pjestarë të pakicave, në institucionet shtetërore të Sërbisë“ të cilin e implementon  Zyra për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Qëllimi i këtij projekti është pjesmarrja më aktive e te rinjëve pjestar të pakicës shqiptare, rome dhe boshnjake në jetën publike dhe në punën e organeve shtetërore.

Këtë vitë praktikantët e rinjë nga këto tri komunitete do të kenë mundësi që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të përfitojn përvoj pune në gjashtë institucione shtetërore: në Shërbimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republkës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zyrën për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Ministrinë e Kulturës dhe Informimit, Ministrinë e Arsimit shkencës dhe zhvillit teknologjik, Zyrës për bashkëpunim me shoqërinë civile dhe Zyrën për përfshirjen sociale dhe ulje të varfëris. Arbnora Limani nga Bujanoci dhe Vjollca Salihi nga Medvegja gjashtë muajt e ardhshëm do të kryejn praktikën në zyrat e shërbimit të Trupit Koordinues në Beograd.

Përveç njohjes me mënyrën e punës në këtë institucion praktikantet do të kenë mundësin që drejtpërdrejt të kyçen në implementimin e projekteve të shërbimit të Trupit Koordinues dhe realizimin e aktiviteteve që i implementon ky organ qeveritar. Praktikantët të cilët gjuhën serbe nuk e kanë gjuhë amëtare do të kenë mundësi ta përmirsojn njohjen e gjuhës sërbe.

Programi i praktikës realizohet nga viti 2010 me mbështetjen e ambasadës së Britanis së Madhe në Beograd, ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Beograd, Agjensisë Suedeze për zhvillim Ndërkombëtar dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE).