Arkiva e lajmeve
                   

MBATHJET E DIMRIT SI DONACION I AMBASADËS SË IZRAELIT PËR REFUGJATËT NË PRESHEVË

18. dhjetor 2015.

Preshevë – Ambasada e Izraelit në Beograd ka dërguar donacion për qendrën e refugjatëve në Preshevë e cila përfshin 100 komplete të palltove, çizmave, çorapave dhe kapelave.

„Na vjen jashtëzakonisht mirë sepse mundemi t`i ndihmojmë njerëzve në nevoj. Kjo nuk është akt politik, por është akt njerëzor. Nga zemra në zemër. Nga njerëzit në njerëz”, ka thënë ambasadori Josef Levi.

Ai ka thënë se është fjala për donacionin e vogël dhe simbolik të mbathjeve dhe veshjeve për njerëzit në nevoj prej popullit të Izraelit.

Sipas fjalëve të tij, ka shumë emigrant dhe refugjatë, njerëz të cilët kërkojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e vet dhe nuk është e rëndësishme se kush janë ata.

 „Ky është gjest humanitar dhe simbolik, sepse Izraeli është shtet i vogël”, ka thënë ai duke theksuar se donacioni do të ndihmojë ekipin e madh të vullnetarëve dhe mjekëve të cilët tani punojnë në Preshevë.

Levi ka vlerësuar se Serbia është duke u sillur në mënyrë humane me refugjatët dhe ka shprehur faleminderim për pushtetin serb të cilët “na kanë lejuar t`i ndihmojmë njerëzve”.

Ai ka theksuar se edhe vet ministri Alleksandar Vulin, shumë herë ka ndihmuar që të sillen mjekët, vullnetarët dhe kontejnerët nga Izraeli si ndihmë për refugjatët.

 “Serbia është koridor humanitar. Keni koridorin 10, mirëpo përmes Serbisë kalon edhe koridori humanitar”, ka përfunduar ambasadori.

Në dorëzimin e donacionit ka marrë pjesë edhe mjekja nga Izraeli, Maji Asi, nga organizata “Natan”, e cila që një muaj i ndihmon emigrantëve në Preshevë.

“Më vjenë mirë që mund të jemi pjesë e këtij aksioni”, ka thënë ajo duke shtuar se në kampin për pranim në Preshevë, të gjithë pa marrë parasysh përkatësinë nacionale dhe fetare, janë të grumbulluar për një qëllim – që t`i ndihmojnë njerëzve.

Burimi: Dnevnik, Blic dhe Trupi Koordinues