Arkiva e lajmeve
                   

Marrëveshja rreth nostrifikimit të diplomave të Prishtinës – dobi më të madhe kanë shqiptarët nga Presheva dhe Bujanoci

11. korrik 2011.

Shefët e ekipeve negociuese  të Beogradit dhe Prishtinës, Borisllav Stefanoviq dhe Edita Tahiri kanë njoftuar se parimisht kanë rënë dakord rreth pranimit të diplomave të shkollave dhe univerziteteve  dhe se marrëveshja rreth kësaj çështje me siguri do të arrihet në rundën e ardhshme të negociatave , në fund të korrikut.

Marrveshja bazë përfshinë çertifikimin e diplomave për të cilat do të ishte përgjegjëse një organizatë e caktuar ndërkombtare apo institucion akademik i cili do të ishte neutral dhe të cilën Beogradi dhe Prishtina me marrëveshje do ta caktonin.

Në këtë çështje shqiptarët nga jugu i Sërbisë insistojnë tash e shumë vite , pasi që,  sipas të dhënave të tyre, çdo vit nga Presheva dhe Bujanoci  në Universitetin e Prishtinës regjistrohen  rreth 160 deri në 200 studentë.