Arkiva e lajmeve
                   

MARKO ÇADEZH ME SIPËRMARRËSIT NË BUJANOC

22. dhjetor 2016.

Bujanoc – Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë Marko Çadezh është takuar në Bujanoc me përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale dhe kompanitë nga Bujanoci dhe Presheva, ku ka biseduar me ata rreth planeve prodhuese dhe eksportuese, si dhe për shërbimet dhe përkrahjen e Odës Ekonomike për zhvillimin ekonomik të jugut të Serbisë.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se qëllimi i takimit është hapja e vendeve të reja të punës dhe heqja e këtyre vendeve nga zonat e territoreve të pazhvilluara.

„Kapacitetet të cilat egzistojnë në Bujanoc dhe Preshevë kërkojnë më shumë përkushtim të vetqeverisjes lokale dhe shtetit dhe ato mund të jenë të mjaftueshme për këto dy komune në të ardhmen që në mënyrë të mjaftueshme të zhvillohen”, tha Kamberi.

Kryetari i komunës së Preshevë, Shqiprim Arifi, ka thënë se ky takim është shumë i rëndësishëm.

„Ky është takimi fillimor, informativ për të gjithë pranishmit, ndërsa prej këtij presim përmirësimin e punës në koordinimin e odave ekonomike dhe sipërmarrësve”, ka thënë Arifi.

Duke iu faleminderuar kryetarëve të komunave Bujanoc dhe Preshevë për mirëpritje dhe realizimin e takimit. Çadezh ka thënë se kjo është dita kur duhet të dëgjohen nevojat e sipërmarrësve dhe në cilën mënyrë duhet Oda Ekonomike t`i ndihmojë që sa më mirë edhe të gjenë shanset më të mira afariste.

“Duke ardhur nga Beogradi kam pasur mundësi ta shoh finalizimin e punëve në autoudhë, ndërsa kur ky projekt i madh të kryhet, do të jetë një shancë e mirë e cila do të ndryshoj fotografinë ekonomike të këtij rajoni”, tha Çadezh.

Ai ka rikujtuar se prej 1 janari, të gjitha odat ekonomike të hyjnë në sistemin e posaçëm të Odës Ekonomike të Serbisë, gjë e cila nuk ishte deri më tani, sepse kanë egzistuar odat paralele rajonale ekonomike.

„Tani mund të forcojmë punën e zyrës në Bujanoc dhe të hapim zyrën në Preshevë, në mënyrë që sëbashku sa më mirë të punojmë. Egziston mundësia që në janar në Prishtinë të organizojmë prezentimin e sipërmarrësve nga ky rajon, ndërsa në shkurt të organizojmë edhe Ditët e Bujanocit dhe Preshevës në Beograd, Kragujevcë dhe Novi Sad”, tha Çadezh.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka thënë se takimi ka pasur rëndësi të madhe.

„Këtu jemi të ofrojmë partneritet dhe dijalog. Për mua heronjët e kohës moderne janë ata që merren me ekonomi, duke siguruar vende të reja të punës dhe rritje ekonomike”, tha Gërxhaliu.

Burimi: RTS, Beta, FoNet dhe Trupi Koordinues.