Arkiva e lajmeve
                   

MAMOGRAFI LËVIZËS NË JUG TË SERBISË

17. qershor 2014.

Në kuadër të projektit „Serbija kundër kancerit”, dje në rrethin e Pçinjës ka arritur mamografi mobil apo lëvizws, i cili do të duhet t`i ndihmoj grave për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit në jug të Serbisë.

Në zbatimin e ekzaminimit do të jenë të përfshirë shtëpitë e shëndetit në komunat Tërgovishtë, Vlladiçin Hanë dhe Bosilegrad.

Kontrollimet në komunën e Tërgovishtës, për më shumë se 600 gra të lajmëruara, do të zhvillohen nga 16 deri në 22 qershor.

Sipas listave të thirrjes, të cilat i ka dorëzuar Enti për Shëndet Publik në Vranjë, rreth 3.000 gra do të ftohen në kontrollim përmes letrave të dërguara në adresën e shtëpisë.

Qëllimi i këtyre kontrollimeve është rritja e vetëdijësimit të grave rreth kontrollimeve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, kur janë shanset më të mëdha për mjekim nga kjo sëmundje.

Burimi: OK Radio, Jugmedia dhe Trupi Koordinues