Arkiva e lajmeve
                   

MAGJIA E „DITËVE TË VJETRA“

14. prill 2014.

Pronarët e podrumeve të verës, agronomët Lubisha Stoshiq nga Rakovci dhe Dushan Janjiq nga Leskoci, i kanë emëruar podrumet e tyre  sipas tregimit të njohur të Bora Stankoviqit „Ditët e vjetra”.

Vreshtat e para përmes ankadandit janë marrë ndërmarrjes së falimentuar të Vranjës   „Poluprodukt“ në vitin 2005, të cilat gjendeshin në fshatin Pavllovac të Vranjës, me sipërfaqe prej 18 hektarësh.

Vreshtat i kemi ripërtrirur, shumë kemi investuar në to, kemi prodhuar verën e parë në vitin 2007, çka edhe na ka gëzuar shumë, ndërsa më pastaj jemi zhgënjyer shumë. Në ankandin e dytë, në vitin 2007, i kemi humbur vreshtat. Atëherë kemi vendosur që sëbashku të fillojm të krijojmë vreshtin tonë. Gjitha të hollat të cilat i kishim fituar dhe kursyer, si dhe kreditin prej 30.000 euro, e kemi investuar në fillimin e ri. E kemi ditur që egziston një tokë e kishës në dalje të fshatit Lopardincë, menjëherë pas Bujanocit, e cila tokë është ideale për vreshtë. Kemi hyrë në kontakt me priftin e kishës “Shën Paraskës” në Rakovcë, pronar i të cilës tokë ishte kjo kishë, ndërsa më pastaj me Eparhijun e Vranjës. I kemi marrë 13,5 hektarë tokë me koncesion deri në 30 vjet. Menjëherë e kemi pranuar çmimin e qirasë, sepse mendojm që nuk mund të bëjm pazar me kishën, sepse vreshtaria është “punë e Zotit”. Me vreshtat gjithmonë duhet të jet Shën Trifun, që të jet afër tyre ashtu që puna të shkoj “rrugës së perendisë dhe njerëzimit”, tha Dushan Janjiq.

Në periudhën prej vitit 2007 deri 2010, kemi filluar të krijojm vreshtin në tokën e kishës, ndërsa mëpas kemi ble edhe një vresht tjetër dhe kështu duke blerë edhe 12 hektarë në fshatin Zhivkovë të Leskocit, kështu që deri më tani kemi gjithsej 26,5 hektarë hardhi rrushi.

Dhe këtu nuk do të mbetet edhe mëtej do të blejm tokë dhe të bëjm vreshta të rinj.

„Prej prodhimit vjetor të rrushit, 80 % është për shitje ndërsa 20 % për prodhimin e verës. Kjo do të thotë që në vit shesin 150 tonë rrush dhe prodhojm 30.000 litra verë. Blerësit kryesor të rrushit tonë janë verëraria „Radosavleviq“ nga Krnjevi, „Alleksiq“ nga Vranja dhe „Do kraja sveta“ nga Kovila“ , tha Lubisha Stoshiq.

Ëndrrën e tyre e kanë realizuar, ndërsa në punë kanë kyçur edhe familjarët dhe me drejtë presin që djemt dhe vajzat e tyre të vazhdojnë traditën familjare dhe të zhvillojnë podrumin „Ditët e vjetra”.

Kanë fituar medalje të arta dhe argjenta dhe kanë marrë diploma në garën më prestigjioze në vendin tonë, por edhe në diasporë, ku në Pragë, në Çeki, kanë marrë medaljen e argjent me verën e tyre “Dert”.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues