Arkiva e lajmeve
                   

LUKOVA DHE USAID-I PËR BUJQIT

13. mars 2018.

Vrajë – “Lukowa”, kompania e cila merret mbledhjen dhe distribuimin e pemëve përmes ndihmës së USAID-it, Projektit për ekonominë konkuruese, organizon të shtunën në Vrajë, trajnimin për prodhuesit bujqësor dhe grumbulluesit në temën e kërkesave të tregut modern dhe bujqësisë së qëndrueshme.

Të këtë takim do të bisedohet edhe mbi mbrojtjen dhe ushqimin e të mbjellurave, sigurimit të ushqimit, standardeve në prodhim dhe përpunim, subvensioneve dhe fondeve IPARD.

Siç kanë paralajmruar organizatorët, qëllimi i këtij edukimi është inkurajimi “i nivelit më të lartë të kualitetit dhe standardizimit të prodhuesëve bujqësor”.

Trajnimi organizohet përmes përkrahjes së projektit të USAID-it për ekonominë konkurente, në sallën e madhe të Kuvendit të Qytetit, të shtunën prej ora 10 deri 16.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues