Arkiva e lajmeve
                   

LUANI ËSHTË TREGUAR LUAN I VËRTET

11. qershor 2020.

Bujanoc - Luan Jusufi nga Letovica afër Bujanocit e mohoi idenë se një emër nuk e bën njeri, duke e ditur që emri i tij në të vërtetë se çka do të thotë.

Ky i ri është një mjeshtër i kopshtarisë, dhe ai po e bënte atë punë në kopshtin e një hoteli në Bujanoc, kur gjeti një kuletë në tokë, në të cilën kuletë ndodheshin të holla afërsisht me 3 pagat mesatare në Bujanoc.

Menjëherë, pa menduar, ai e ka thirrur Nexhat Behlulin, pronarin e TV Spektri, dhe i kërkoi që të gjente pronarin e portofolit që përmbante 900 euro përmes mediave dhe rrjeteve të tij sociale.

Behluli thotë se e ka thirrur, ka takuar një gjetës i cili nuk ka dashur ndonjë shpërblim, por në fund njohja mbaroi me drekë dhe me shoqërim.

"Luani është një hero i vërtetë, të gjithë duhet të jemi krenarë për njerëz të tillë", tha Behluli.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues