Arkiva e lajmeve
                   

LOJTARËT NË KAMPIN E BASKETBOLLIT NË SOKOBANJË

19. korrik 2019.

Bujanoc- Klubi i basketbollit Play 017 nga Bujanoci dhe KB Panteri nga Vranja , këtë verë do të organizojnë një kamp basketbolli në Sokobanjë  , ku do të përfshihen 150 basketbollistë meshkuj dhe femra nga vendi dhe jashtë

Kampi i tretë ndërkombëtar i basketbollit "Nikola Jankoviq" do të mbahet në dy ndërrime - nga 24 deri më 31 korrik dhe nga 31 korriku deri më 7 gusht.

"Ne presim lojtarë të rinj të basketbollit  nga Serbia, Maqedonia dhe Gjermania, të cilët do të punojnë me ekspertë të njohur të basketbollit", tha Nenad Stajiq, njeriu i parë i klubit të Bujanovcit.

Në ndërrimin e parë, udhëheqësi i kampit  do të jetë Ivan Zdravkoviq Xhavrllija, një trajner me përvojë të madhe në punën me lojtarë të rinj dhe një bashkëpunëtor i afërt rajonal i Shoqatës së Basketbollit të Serbisë.

Rade Georgievski, krijuesi i organizatës mini basketbolli në Serbi dhe kryetari i kësaj organizate do të ndajë njohuritë dhe ekspertizën e tij me fëmijët në ndërrimin e dytë.