Arkiva e lajmeve
                   

“LOJRAT PA KUFI “ NË VRAJË

28. qershor 2018.

Preshevë, Bujanovc, Medvegjë - Karavani i " City Games ", ngjashëm me ish-Lojërat pa Kufij, së shpejti do të jetë në turneun e saj dhe do të mbërrijë në Vranjë më 18 korrik. "City Games" është një projekt ndërkombëtar i sportit dhe argëtimit i organizuar si një seri garash midis përfaqësuesve të qyteteve evropiane. Karavani i City Games do të vizitojë 10 qytete në Serbi këtë vit.

Karavani i " City Games " është nisur nga Kroacia dhe do të mbërrijë në Serbi më 4 korrik, kur qytetet e regjistruara do ti masin forcat në pishinën e Vrbasit. " City Games " është projektuar për të inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet shteteve përmes shkëmbimit të aktiviteteve turistike, kulturore dhe ekonomike në nivel qyteti. Ata kanë misionin që shikuesit dhe garuesit ti argëtojnë dhe edukojnë përmes të mësuarit rreth trashëgimisë kulturore dhe traditave të qyteteve të ndryshme evropiane. 

Lojërat do të mbahen në pishinën e "Jumkos" nga ora 19:30, ndërsa  trembëdhjetë disiplinat interesante në ujë dhe pishina do të lidhin njerëzit dhe qytetet përmes argëtimit dhe sportit.

Aplikacionet dorëzohen përmes faqes zyrtare të qytetit  city-games.com  dhe të gjithë sportistët, rekreativistët dhe entuziastët e sportit janë të ftuar të aplikojnë, të argëtohen dhe të sjellin fitore të madhe  qytetit të  tyre dhe pastaj edhe shtetit  tyre.

Burimi:RTV dhe Trupi koordinues