Arkiva e lajmeve
                   

LLOJI I RI I KËPURDHAVE NË JUGUN E SERBISË

14. shkurt 2018.

Bujanoc – Goran Stamenkoviq nga Zhbevaci, i cili është kultivuesi më i vjetër i këpurdhave në komunën e Bujanoc, më herët në tregun e jugut e Serbisë ka porositur llojin e ri të këpurdhave, kërpurdhat e mbretit.

„Një numër prej njëqind të rendimentit provë të këpurdhës mbretërore e kam kultivuar para 15 ditëve. Askush para mua në Rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës nuk ka prodhuar këtë lloj të këpurdhës. Të gjithë këpurdhat e kultivuara i kam shitur për një kohë të shpejtë, edhe pse kjo është diçka e re për tregun lokal. Për dallim nga këpurdhat e zakonta të bardha, me të cilin prodhim merrem që nga viti 2000, ky lloj është më mishatak, përmban përqindje më të vogël të ujit, ka shije ndryshe dhe afat më të gjatë”, deklaroi Gorani.

Në tregun e gjelbërt të Bujanocit këtë javë i ka shitur këpurdhat e bardha, të cilat ka filluar t`i kultivoj të parat dhe që në atë kohë ishte njëri ndër të vetmit prodhues në jugun e Serbisë. Gorani, momentalisht kapacitetin e këpurdhave të mbjellur në pronësinë familjare në Zhbevcë është një mijë pjesë në të cilat i kultivon këpurdhat e bardha.

Përveç, tregut lokal një pjesë të prodhimit e plason në Maqedoni. Ky bujk i vyer ka kultivuar një plantacion me shegë dhe thana, kështu që një kohë të gjatë përveç se me këpurdha, ky merret edhe me prodhimin e xhemit nga këto pemë shumë kualitative dhe shumë të kërkuara.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues