Arkiva e lajmeve
                   

„LLASTA" TRANSPORTON REFUGJATËT NGA PRESHEVA

5. shkurt 2016.

Preshevë – “Vendimin të cilën e ka sjellur Qeveria e Serbisë dhe marrëveshjen e cila është nënshkruar me Komesariatin Republikat për Refugjatë, kompania “Llasta” është bërë e vetmja kompani e cila do t`i transportoj refugjatët që vijnë nga Lindja e Afërt pas hyrjes në Serbi nga Maqedonia dhe të cilët regjistrohen në Qendrën për Pranim në Preshevë”, ka deklaruar Pedrag Mirçiq, shef i sigurisë korporative në këtë kompani.

Miriq ka thënë se “Llasta” është përfshirë në transportin e refugjatëve “në mënyrë që ky transport të zhvillohet në kuadër të ligjeve dhe kështu të ndalohet ngadalësimi në Preshevë, prej ku deri më tani refugjatët i kanë transportuar secili që është lajmëruar me autobusë.

„Llasta nuk ka larguar asnjë autobus i cili deri më tani ka marrë pjesë në transportin e refugjatëve dhe do t`i ofrojmë mundësinë që të gjithëve transportuesve të nënshkruajnë kontratë me ne si nënkontraktues, mirëpo duhet që t`i rrespektojnë normat të cilat ligji i kërkon, të jenë në sistemin e TVSH-së dhe të kenë vendimin që egzistojnë si transportues të cilën e lëshon Ministria e Komunikacionit, gjë që është e nevojshme përshkak sigurisë”, ka thënë Mirçiq. 

Sipas fjalëve të tij, transporti e refugjatëve nga Presheva deri në Shid  do të organizohet sipas sistemit të dispeçimit dhe nuk do të ketë më kolona me kilometra të autobusëve të parkuar të cilët presin rradhën që të marrin udhëtarët.

“Do të ketë rradhë si në secilin stacion tjetër të autobusave, ndërsa duke marrë parasysh numrin e udhëtarëve, Presheva do të jetë njëra ndër stacionet e autobusave që ka numër më të madh të nisjeve në Serbi. Autobusët nuk do të presin në rradhë pranë rrugëve, por do t`i ftojë dispeçeri kur të vijnë në rradhë për transportin e udhëtarëve. Punën e dispeçerëve do ta kryejn punëtorët e “Llastës”, ndërsa do të punësohen edhe banorët lokal”, ka thënë Mirçiq.

Sipas fjalëve të tij, organizimi i ri i transportit të refugjatëve nënkupton edhe atë që transportuesit nuk do të duhet të paguajnë taksën komunës së Preshevës, të cilët qeverisja lokale e ka vënë në nëntor të vitit të kaluar, sepse autobusët nuk do të presin më orë të tëra në rrugë duke pritur në rend, por do të vijnë në stacionin të cilin e ka caktuar Komesariati për Refugjatë.

„Bileta prej Preshevës deri në Shid do të kushtoj njejtë si deri më tani, 35 euro apo 4200 dinarë”, ka thënë Mirçiq dhe ka shtuar që në autobus mund të hyjnë vetëm refugjatët me emër dhe mbiemër, përkatësisht me vërtetimin e regjistrimit në Qendrën për Pranim në Preshevë.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues