Arkiva e lajmeve
                   

LIBRAT E REJA NË BIBLIOTEKËN E BUJANOCIT

20. shkurt 2017.

Bujanoc – Fondi i librave të bibliotekës së Bujanocit “14 Nëntori”, është pasuruar për 318 libra, të cilat kryesisht i përbëjnë librat nga fusha e beletristikës dhe lektyrës për fëmijë.

Tituj e rinj në botimin e “Lagunës” së Beogradit, janë siguruar duke iu faleminderuar ndihmës së komunës së Bujanocit, e cila për këtë qëllim nga buxheti ka ndarë 150.000 dinarë.

„Vetqeverisja lokale çdo vit siguron mjete financiare për blerjen e librave, njejtë sikur edhe Ministria e Kulturës dhe Informimit e Republikës së Serbisë, nga e cila marrim libra në vlerë prej 600.000 dinarë në vit”, tha Ivana Tashkoviq, bibliotekare në bibliotekën “14 Nëntori”.

Ky institucion, në të cilën përbërje është paralelja e shpërdarë në Tërnoc të Madh, Muhoc, Bilaç dhe Kllenikë, ka afër 800 anëtarë të rregulltë. Në mesin e tyre është Goran Niçiq, Nebojsha Dimitrijeviq, Flutra Limani dhe Marigona Mehmeti, të cilët janë shpallur si lexues më të mirë për vitin 2016. Biblioteka ka shpërblyer këta me kartelën e anëtarësimit për vitin 2017 dhe me nga një libër me përkushtim.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupit Koordinues