Arkiva e lajmeve
                   

LEHTËSIM PËR QYTETARËT DHE BIZNISMENËT

8. shkurt 2016.

Çertifikata e lindjes, vërtetimi i shtetësisë dhe shumë dokumente tjera të cilat janë posedim të shtetit dhe të cilat më herët qytetarët është dashur që vet t`i sigurojnë në mënyrë që të realizojnë të drejtat e veta, me Ligjin mbi Procedurën e Përgjithshme Aministrative gradualisht do të shkojë në histori.

Kjo rregullore është pranuar në seancën e Qeverisë dhe do të sjell lehtësim të madh për qytetarët dhe biznismenët.

„Pas 90 ditëve nga miratimi i këtij ligji në Kuvendit e Serbisë, zyrtarët shtetëror të gjitha të dhënat të cilat i përkasin qytetarëve dhe të cilat gjenden në evidencat zyrtare, do të duhet vet t`i sigurojnë”, thonë në Ministrinë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale.

Në të kundërtën, me ligj janë paraparë dënime rigoroze për mosrrespektim të këtyre rregullave. Çertifikata e lindjes dhe vërtetimi i shtetësisë janë “letra” të cilat deri më tani qytetarëve iu janë nevojitur për realizimin e shumë të drejtave. Ato i kanë përdorur për regjistrimin e fëmijëve në shkolla dhe çerdhe, tërheqjen e kredive, lëshimin e kërkesës për pension, pasaport etj. Me sjelljen e kësaj rregulle jo vetëm që do të jenë të liruar nga pritja në rend por edhe nga taksa republikane.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues