Arkiva e lajmeve
                   

LAJMËRIM PËR MEDIA

30. janar 2009.

Shërbimi i Trupit Koordinues së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë lajmëron përfaqësuesit e mediave që ambasadori i Federatë Ruse në Sërbi, Zotëri Aleksandar Konuzin më datë 2 dhe 3 shkurt të vitit 2009 do të vizitojë Serbinë Jugore.

Qëllimi i vizitës së ambasadorit Konuzin është, njoftimi rreth situatës politike dhe ekonomike në Sërbinë Jugore. Gjatë vizitës, ambasadori Konuzin do të takohet me kryetarët dhe nënkryetarët e tri komunave në Jug të Sërbisë, përfaqësuesit politik të serbëve, shqipëtarëve dhe romëve si dhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Gjatë ditës së parë ambasadori Konuzin do të ketë takime në Medvegjë dhe Vranjë, kurse ditë e dytë të vizitës së tijë, ambasadori do të zhvillojë bisedime në Preshevë dhe Bujanoc.

Vizita e ambasadorit të Federatës Ruse në Serbi Aleksandar Konuzin, realizohet në bashkëpunim me Shërbimin e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Lajmërim për media ( doc )
Lajmërim për media ( pdf )