Arkiva e lajmeve
                   

LABORATORI I PAARSYESHËM I SERBISË

23. gusht 2016.

Duke iu faleminderuar partneritetit të organizatës “Razlivalishte” dhe “Institutit të Paarsyshëm” nga Kolorado, të rinjët në Serbi të cilët dëshirojnë që të merren me sipërmarrjen shoqërore dhe zgjidhin problemet shoqërore dhe ekonomike do të kenë mundësin që për herë të parë që të marrin pjesë në programin intenziv pesë ditor LABORATORI I PAARSYESHËM I SERBISË.

Gjatë 5 ditë të programit, pjesëmarrësit e programit përkatësisht sipërmarrësit lokal do të punojnë në analizën dhe zhvillimin e biznes modeleve, prodhimeve të tyre dhe/apo shërbimeve dhe përpunimit të planit gjashtë mujor dhe këtë përmes sugjerimeve të njerëzve me përvoj në biznes, që do të kenë rolin e mentorit.

Pas përfundimit të programit pjesëmarrësit do të mësojnë se si të:

  • përcjellin parimet themelore në të cilat është bazuar biznes idea e tyre
  • të zgjedhin biznes modelin e përshtatshëm
  • të vijnë deri tek klientët e tyre
  • të realizojnë analizat financiara dhe identifikimin e harxhimeve kryesore
  • të përpilojnë buxhetin kryesor dhe modelin financiar

Pjesëmarrësve gjithashtu do t`i ofrohet mundësia që të jenë pjesë e rrjetit lokal, glaobal dhe sipërmarrësve të suksseshëm.

Për këtë program të unik mund të paraqiten sipërmarrësit të cilët kanë ide rreth nisjes së kompanisë së tyre, sipërmarrësit të cilët janë në fazën fillestare të zhvillimit të kompanisë së tyre, studentët, organizatat e shoqërisë civile të cilat merren me veprimtari ekonomike, si dhe sipërmarrësit klasik të cilët përveç realizimit të profitit dëshirojnë që të krijojnë edhe ndikim pozitiv në bashkësi.

Afati për paraqitje është 26 gusht 2016, ndërsa paraqitja kryhet në https://www.f6s.com/unreasonablelabserbia/apply.

Të gjitha pyetjet shtesë mund t`i bëni në  https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSefE_kBUxFvdy-9k3-TAxhgnZuPDveOt4yTpuchrXGWeYP64A/viewform?c=0&w=1

dhe sëbashku paraqituni në ditën e pyetjeve dhe përgjigjeve, mirëpo kërkoni edhe të gjitha informacionet shtesë në http://unreasonableinstitute.org/accelerator/serbia/

Burimi: Instituti i Paarsyeshëm dhe Trupi Koordinues